Politike

Hapja e grup-kapitujve për negociatat, mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Data u vendos nga Presidenca polake e BE-së me konsensus të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare në Bruksel.

14 Prill 2025, 08:23 Nga M.B
Hapja e grup-kapitujve për negociatat, mbahet sot konferenca e katërt
Foto ilustruese

LUKSEMBURG- Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian do të mbahet sot në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Konferenca e sotme do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm), duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

Më 15 tetor 2024 vendi ynë hapi grup-kapitullin e parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike ndërsa më 17 dhjetor 2024 janë hapur diskutimet për grup-kapitullin për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

konferenca e katërt ndërqeveritare shqipëri-be

Sondazh

Poll