Politike

Takim me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, Kallas: Siguria dhe stabiliteti ynë na lidh pranë njëri-tjetrit!

Kallas në një postim në rrjetin social X, shkruan se BE-në me Ballkanin Perëndimor nuk e ndajnë vetëm gjeografinë, por edhe përgjegjësinë.

13 Prill 2025, 22:46 Nga N.F
Takim me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe
Kallas

TIRANË- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka njoftuar mbrëmjen e sotme se do të takohet me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Më tej bëhet me dije se ky takim do të mbahet në Luskenburg.

Kallas në një postim në rrjetin social X, shkruan se BE-në me Ballkanin Perëndimor nuk e ndajnë vetëm gjeografinë, por edhe përgjegjësinë.

“Ne ndajmë më shumë se gjeografinë me Ballkanin Perëndimor – ne ndajmë përgjegjësi. Siguria dhe stabiliteti ynë na lidh pranë njëri-tjetrit.

Sonte do të takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të diskutuar bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen”, ka shkruar ajo.

kaja kallas be ballkani perendimor

Sondazh

Poll