Bota

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifa të veçanta do të vendosen pas një muaji edhe për pajisjet elektronike!

Administrata e Presidentit Donald Trump të premten i përjashtoi këto produkte nga tarifat e larta.

13 Prill 2025, 22:58 Nga N.F
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifa të veçanta do të
Howard Lutnick

SHBA- Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha sot në një intervistë për "This Week" të ABC se telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe disa pajisje të tjera elektronike do të përfshihen në një nivel të veçantë tarifash, së bashku me çipet.

Këto tarifa mund të vendosen pas rreth një muaji. Administrata e Presidentit Donald Trump të premten i përjashtoi këto produkte nga tarifat e larta. Këto produkte importohen kryesisht nga Kina, duke lehtësuar ndjeshëm kompanitë teknologjike, si Apple, që mbështeten në produktet e importuara.

howard lutnick shba

Sondazh

Poll