Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv/ "Houthit" lëshojnë dy raketa balistike drejt Izraelit

Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion u mbyll përkohësisht, duke ndaluar uljet dhe duke pastruar hapësirën ajrore në zonë

13 Prill 2025, 18:52 Nga A.Ll
Tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen, sirenat e alarmit
Pamje nga spitali i Gazës qe u bombardua nga Izraeli

JERUSALEM - Grupi rebel jemenas Ansar Allah (Houthis) ka lëshuar dy raketa balistike drejt territorit të Izraelit, sipas deklaratës së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Sulmi ndodhi në pasditen e Pashkës hebreje (Pesach), duke shkaktuar ngritjen e alarmit në pjesën më të madhe të vendit.

Sirenat e alarmit ranë në Tel Aviv, Jerusalemin, si dhe në disa vendbanime të Bregut Perëndimor, teksa raketat u përpoqën të përgjohej nga sistemet ajrore izraelite të mbrojtjes. IDF konfirmoi lëshimin e raketave interceptuese, por tha se rezultatet e përgjimit janë ende nën hetim.

Aktualisht nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet po vlerësojnë situatën në terren.

Në përgjigje të kërcënimit, Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion u mbyll përkohësisht, duke ndaluar uljet dhe duke pastruar hapësirën ajrore në zonë. Masa të rrepta sigurie janë vendosur në qendrat urbane dhe në pikat strategjike të vendit.

Ndërkohë, një sulm ajror izraelit goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Jabalia, në veriun e Rripit të Gazës, duke lënë të paktën shtatë persona të vrarë, përfshirë dy gra. Mediat palestineze raportojnë se një grua shtatzënë është nxjerrë e gjallë nga rrënojat.

ansar allah (houthis) izrael gaza

Sondazh

Poll