Bota

Rrëzohet një aeroplan i vogël mbi një fabrikë në Gjermani, gjejnë vdekjen dy persona, shkaku ende mister

Shkaku i saktë i përplasjes fillimisht nuk ishte i qartë, por një zëdhënës i policisë theksoi se supozohej të ishte një aksident.

13 Prill 2025, 22:38 Nga N.F
Rrëzohet një aeroplan i vogël mbi një fabrikë në
Foto ilustruese

GJERMANI- Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një fabrikë në Gjermaninë veriore të dielën. Nga aksidenti ajror kanë gjetur vdekjen piloti dhe bashkëpiloti i avionit. Aeroplani u ngrit nga fusha ajrore në Salzgitter-Drütte dhe u rrëzua në vendin e fabrikës së çelikut në Salzgitter pas një fluturimi të shkurtër.

Salzgitter AG është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Gjermani. Shkaku i saktë i përplasjes fillimisht nuk ishte i qartë, por një zëdhënës i policisë theksoi se supozohej të ishte një aksident.

Aeroplani u rrëzua pasi pjesë të krahëve morën flakë. Rreth 90 persona nga stafi i shërbimeve të urgjencës dolën në vendin e ngjarjes, që ndodhej rreth 50 kilometra në lindje të Hanoverit. Mjekët shpallën të vdekur dy burrat në aeroplan.

Ndërkohë një zëdhënës i Salzgitter bëri të ditur se vetëm dëme të vogla u shkaktuan në ambientet e kompanisë dhe prodhimi nuk u prek. Zyra federale e hetimit për aksidentet e aeroplanëve në qytetin e afërt të Braunschweig po heton shkakun e rrëzimit.

avion ne gjermani

Sondazh

Poll