Bota

"Moska nuk ka frikë"/ Zelensky reagon për sulmin në Sumy: Kërkohet veprim vendimtar për ta ndalur

Zelensky denoncoi faktin se Rusia refuzoi një propozim për armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar të avancuar nga Shtetet e Bashkuara

13 Prill 2025, 19:52 Nga A.Ll
"Moska nuk ka frikë"/ Zelensky reagon për sulmin në
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

KIEV - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër pas sulmit të fundit rus në qytetin Sumy, i cili la pas dhjetëra viktima. Në mesazhin e tij të përnatshëm në rrjetet sociale, ai falënderoi liderët botërorë, diplomatët dhe qytetarët që shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin me Ukrainën pas tragjedisë.

“Faleminderit të gjithëve që e dënuan këtë sulm brutal – mbështetja juaj do të thotë shumë për popullin tonë”, u shpreh Zelensky.

Zelensky denoncoi faktin se Rusia refuzoi një propozim për armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar të avancuar nga Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, ky refuzim është dëshmi e qartë se “Moska nuk ka frikë” dhe vazhdon agresionin pa pengesë.

“Ata vazhdojnë të lëshojnë raketa balistike, të përhapin urrejtje përmes propagandës shtetërore. Vetëm presioni i fuqishëm ndërkombëtar dhe veprimet vendimtare politike e ushtarake mund të ndryshojnë këtë situatë,” theksoi presidenti.

Zelensky përsëriti thirrjen për një angazhim më të vendosur të Perëndimit, duke theksuar se fjalët e mbështetjes janë të domosdoshme, por nuk mjaftojnë.

Ai kërkoi masa konkrete ndaj Kremlinit, përfshirë sanksione më të rrepta, ndihmë të shtuar ushtarake dhe një linjë më të ashpër politike.

presidenti ukrainas volodymyr zelensky sulmi rus sumy

Sondazh

Poll