13 Prill 2025, 19:09
Nga A.Ll
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro
SHBA - Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, dhe familja e tij janë evakuuar gjatë natës nga rezidenca zyrtare në Harrisburg, pasi një zjarr i qëllimshëm shpërtheu në një pjesë të banesës.
Shapiro konfirmoi ngjarjen përmes një deklarate në rrjetin X (ish-Twitter), duke theksuar se “askush nuk u lëndua dhe zjarri u shua me sukses.” Sipas tij, familja u zgjuar nga autoritetet që trokitën me forcë në derën e banesës ndërsa flakët po përhapeshin.
Autoritetet kanë bërë të ditur se zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht. Nuk janë dhënë ende detaje mbi motivet apo ndonjë autor të dyshuar, por policia ka shpallur një shpërblim prej 10,000 dollarësh për çdo informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e përgjegjësit.
Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në një pjesë të rezidencës, ndërsa pjesa tjetër – ku ndodhej familja Shapiro – ishte ndërtuar me tulla dhe mbeti e paprekur nga flakët.
Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pas përfundimit të natës së parë të Pesach, festa hebraike e Pashkës, të cilën guvernatori Shapiro dhe familja e tij e festuan në shtëpinë e tyre.
Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa autoritetet federale dhe shtetërore janë përfshirë në procesin e mbledhjes së provave dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë në zonë.
guvernatori i pensilvanisë josh shapiro
Bota
13 Prill 2025, 18:52
A.Ll
Pamje nga spitali i Gazës qe u bombardua nga Izraeli
JERUSALEM - Grupi rebel jemenas Ansar Allah (Houthis) ka lëshuar dy raketa balistike drejt t...
Bota
13 Prill 2025, 18:35
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Forcat ukrainase u përpoqën ta merrnin iniciativën në fushëbetejë në lokacione të shu...
Bota
13 Prill 2025, 17:16
A.Ll
SHBA - Në një kohë kur bashkëpunëtorët e Donald Trump rrezikojnë shkarkim për mospajtime të vogla, Elon Musk duke...
Bota
13 Prill 2025, 17:35
M.L
Donald Trump
SHBA- Donald Trump është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, tha mjeku i Shtëpis...
Bota
13 Prill 2025, 17:04
A.Ll
Masakra në qytetin ukrainas të Sumy
UKRAINA - Masakra në qytetin ukrainas të Sumy ka shokuar opinionin ndërkombëtar, duke nde...
Bota
13 Prill 2025, 16:47
A.Ll
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
ITALI - Një tjetër sulm vdekjeprurës goditi qytetin ukrainas të Sumy të dielën e Palm&e...
Bota
13 Prill 2025, 15:19
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës po përshkallëzohet me Donald Trump që vendos tarifa prej 14...
Bota
13 Prill 2025, 15:05
N.F
Fidan
SHBA- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan është shprehur se po punohet për të vendosur për orën dhe ven...
Bota
13 Prill 2025, 15:04
M.L
Emmanuel Macron
FRANCË- Pas sulmit raketor të përgjakshëm rus në veri të Ukrainës, që shkaktoi mbi 30 viktima mes t...
Bota
13 Prill 2025, 14:06
r.ll
BRITANI- Një burrë është gjetur i pajetë mes rrënojave pas një shpërthimi gazi në një shtëpi në No...