Politike

"11 maji s’është ndeshje, por përballje me historinë“/ Rama kërkon votën popullore: Nuk ka fanella blu, rozë apo...

Nga Milano, kryeministri Edi Rama i drejtohet edhe demokratëve: Shqipëria ka nevojë për një fitore popullore për të mos humbur shansin historik të anëtarësimit në BE

13 Prill 2025, 16:33 Nga A.Ll
"11 maji s’është ndeshje, por përballje me
Kryeministri Edi Rama

Itali - Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano, bëri thirrje për një angazhim të gjerë qytetar më 11 maj, duke theksuar se kjo datë nuk është një garë politike rutinë, por një moment përballjeje historike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Mos e hidhni votën në kënetë,” tha Rama, duke iu referuar kundërshtarëve politikë që sipas tij përfaqësojnë rikthimin në të shkuarën dhe pengesë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për një fitore popullore, përtej bindjeve partiake.

“Ne na duhet të bëhemi një, tamam si gishtat e dorës. I bëj thirrje të gjithë demokratëve, shqiptarëve, të gjithëve ju që kjo është një përballje finale me historinë tonë,” tha Rama, duke i ftuar votuesit të lënë mënjanë “ngjyrat e fanellave” për të mbrojtur një të ardhme të përbashkët.

“Nuk është ndeshje futbolli. Nuk ka fanella blu, rozë apo të bardha kur është fjala për Shqipërinë. Ky është momenti për të menduar për vendin, për drejtësinë, për integrimin dhe për barazinë që vjen vetëm me pasaportën europiane,” vijoi Rama.

 

edi rama 11 maji zgjedhjet vota popullore

Sondazh

Poll