Politike

"Shqipëria 2030 të ulet në tryezën e Bashkimit Evropian," Rama: Bufi i kënetës më 11 maji prezantohet vetëm me Noc Rrokun!

Sipas tij rezultatet e zgjedhjeve te 11 majit janë një shtysë për ti dhënë Shqipërisë për të vrapuar drejt objektit për të firmosur anëtarësimin në BE.

13 Prill 2025, 15:57 Nga N.F
"Shqipëria 2030 të ulet në tryezën e Bashkimit
Rama

MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me emigrantët shqiptarë në Milano u shpreh se vota për zgjedhjet e 11 majit nuk ka të bëjë për një vend më shumë se opozita. Sipas tij rezultatet e zgjedhjeve te 11 majit janë një shtysë për ti dhënë Shqipërisë për të vrapuar drejt objektit për të firmosur anëtarësimin në BE.

Rama theksoi se Shqipëria 2030 do të ulet në tryezën e Bashkimit Evropian. Ai më tej theksoi se PS mund të mbrojë drejtësinë nga opozita e cila është betuar për të shkrirë SPAK.

"Nuk bëhët fjalë për të marrë një vend më shumë se sa bufi i kënetës, se kjo është me thjeshta që mund të bëjmë. Behët fjalë për ti dhënë Shqipërisë për të vrapuar drejt objektivit dhe të firmosë marrëveshjen në 2027. Shqipëria 2030 të ulet në tryezën e Bashkimit Evropian. Ta garantoj, pa asnjë mundësi prapakthimi. Vetëm Partia Socialiste, unë dhe ju mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit, mushkonjave që përbetohen që shkrijnë SPAK-un. Ata me 11 maji do të prezanton vetëm me Noc Rrokun," tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll