Politike

"Nuk mund ta humbim shansin për tu anëtarësuar në BE", Rama në Milano: Të tejkalojmë ndasitë politike dhe t'i japim fund historisë së një populli të trajtuar si populli i dorës së dytë!

Ai theksoi se bota po përballet me një periudhë të vështirë me luftëra dhe se është paralajmëruar për kohë të vështira. Rama tha se nuk duhet të humbitet ky shans teksa nuk ka nguruar të injorojë opozitën.

13 Prill 2025, 15:48 Nga N.F
"Nuk mund ta humbim shansin për tu anëtarësuar në
Rama

MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano ka shprehur rëndësinë e votës së diasporës për anëtarësimin e vendit në BE. Rama shpalosi planin që është dakodësuar me BE-në për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.

Ai theksoi se bota po përballet me një periudhë të vështirë me luftëra dhe se është paralajmëruar për kohë të vështira. Rama tha se nuk duhet të humbitet ky shans teksa nuk ka nguruar të injorojë opozitën. Sipas tij shansi për tu anëtarësuar në BE nuk duhet të humbasë për hallin personal të opozitës dhe bufit të kënetës të cilët fshihen nën mustaqet e Kujtim Gjuzit.

"BE na ka dhënë një plan të dakodësuar, të mbyllim negociatat brenda viti 2027. E pra pikërisht tani që situata e përgjithsme është e turbullt, gjemimet e kërcënimet e luftës paralajmërojnë kohë të vëshitra. Ne nuk mund ta humbasim kurrsesi këtë shans, as për mustaqët e kujtim Gjuzit dhe as për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Prandaj sot është dita që cdo shqiptar që jeton në shqiperi, Itali ose gjetkë dhe që do tu lërë fëmijëve një gjë të madhe është mundësia për ta bërë realitet duke tejkaluar ndasitë partiake. Për ta bashkuar shqipërinë të tërë në sofrën e Bashkimit Evropian. Dhe sa më të bashkuar, sa më të vetë dijshëm për fatin që na ka ardhur si zogu në dorë aq më e sigurt është më duart tona do ti japin fund historisë së një populli të trajtuar si populli i dorës së dytë," tha ai.

rama

Sondazh

Poll