Politike

"Në vend që të vini ju në Shqipëri vijmë ne tek ju", Rama në takim me shqiptarët në Milano: Një votë për të bërë histori dhe për të ndryshuar kahun e historisë

Rama shtoi se në këto zgjedhje emigrantët kudo që ndodhen duhet të bashkohen dhe të marrin pjesë për të ndryshuar kahun e historisë.

13 Prill 2025, 15:41 Nga N.F
"Në vend që të vini ju në Shqipëri vijmë ne
Rama

MILANO- Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me emigrantët shqiptarë në Milano. Rama gjatë fjalës së tij falenderoi të pranishmit ndërsa theksoi se është hera e parë që shqiptarët kudo nëpër botë do të votojnë pa patur nevojë të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Rama shtoi se në këto zgjedhje emigrantët kudo që ndodhen duhet të bashkohen dhe të marrin pjesë për të ndryshuar kahun e historisë. Ai u bëri thirrje emigrantëvë të zgjedhin për të dërguar vendin në rrugën evropiane dhe tu lënë fëmijëve një trashëgimi të rëndësishme, të anëtarësimit të vendit në BE.

"Jam shumë mirënjohës se në një ditë pushimi keni vendosur të jeni këtu me një mikëpritje të jashtëzakonshme. Eshtë hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju edhe gjithë shqiptarët jashtë kufinjve të zgjedhin papatur nevojë të vijnë në Shqipëri. Dhe në vend që të vini ju në Shqipëri vijmë ne tek ju. Tani cdo shqiptar do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit po lëvizur nga ku jeton. Ishte thënë që në të parat zgjedhjet ku shqiptarët e evropës dhe botës marrin pjesë, fati ynë të na sillte në një zgjedhje që është një përballje përfundimtare me historinë tonë. Një votë për të bërë histori për të ndryshuar kahun e historisë," tha ai.

rama ne milano

Sondazh

Poll