Politike

"Fundi i historisë jashtë Europës”/ Rama paralajmëron kapitull të ri për Shqipërinë në BE: E përpjeta e fundit

Në një takim me emigrantët shqiptarë në Itali, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë historike të momentit që po kalon Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke e quajtur këtë “të përpjetën e fundit” përpara anëtarësimit të plotë

13 Prill 2025, 16:00 Nga A.Ll
"Fundi i historisë jashtë Europës”/ Rama
Kryeministri Edi Rama

MILANO - Në një takim të zhvilluar me komunitetin e emigrantëve shqiptarë në Itali, kryeministri Edi Rama u ndal te perspektiva europiane e vendit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet në një pikë historike që nuk duhet humbur për asnjë arsye.

“Kjo është e përpjeta e fundit, dhe është fundi i historisë sonë jashtë Europës,” tha Rama, duke shtuar se Shqipëria është më afër se kurrë më parë për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Kryeministri theksoi se data 11 maj është një moment kyç, ndërsa përmendi se një mandat i ardhshëm katërvjeçar do të jetë vendimtar për “të fituar bastin historik me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën.”

“Kjo është e përpjeta e fundit, dhe është fundi i historisë sonë jashtë Europës dhe përpara nesh kemi vetëm një datë 11 majin dhe pastaj kemi vetëm një mandat 4 vjet për të fituar bastin historinë me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën.

Sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë se ç’kanë qenë kurrë më parë në historinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht. Dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit europia të Shqipërisë, në dorë tonë që kurse ne dolëm nga ferri komunist.

BE na ka vënë përpara një plan të dakordësuar që ne të mbyllim marrëveshjen e anëtarësimit duke mbyllur negociatat brenda 2027”, tha Rama.

edi rama milano diaspora

Sondazh

Poll