13 Prill 2025, 16:22
Nga A.Ll
Kryeministri Edi Rama
MILANO - Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, kryeministri Edi Rama njoftoi finalizimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai tha se marrëveshja u arrit pas dakordësimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni, të cilës iu referua me termin simbolik “motra ime në Romë”.
“Ju pritët, dhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët, sepse duhej bërë ligji, do firmosej këtu e atje – histori italiane. Por, vetëm tre ditë më parë është firmosur edhe dokumenti i fundit,” deklaroi Rama.
Megjithatë, kryeministri vuri theksin se një marrëveshje e tillë nuk do të ishte e nevojshme nëse Shqipëria do të ishte pjesë e Bashkimit Europian. Ai e cilësoi pasaportën e BE-së si “njohje automatike të të gjitha të drejtave” që gëzojnë qytetarët e vendeve anëtare, përfshirë pensionet.
"Por nëse do të kishim pasaportën e BE, shqiptarët, s’do të kishit nevojë për asnjë lloj njohjeje nga qeveria italiane dhe me pasaportën e BE vëllezërit tanë dhe motrat në Greqi do të bëhen automatikisht qytetarë të barabartë në BE.
Ajo pasaportë është njohje automatike e pensioneve, e çdo të drejte që kanë italianët dhe qytetarët e tjerë të BE. Ju edhe sot, pavarësisht se mund të keni vite të tëra në Itali, se nuk keni pasaportën italiane, duhet të hyni nga ajo rradha tjetër atje, jo ke lejen jo s’ke lejen, ndërkohë që me atë pasaportë do të hyni kudo njësoj si italianët." përfundoi ai.
edi rama giorgia meloni pensionet
Politike
13 Prill 2025, 16:21
M.L
Edi Rama
ITALI- Kryeminstri Rama gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano ka ironizuar paritetë e reja duke...
Politike
13 Prill 2025, 16:19
N.F
Rama
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para emigrantëve në Milano u zotua se në Shqipërinë 203...
Politike
13 Prill 2025, 16:09
A.Ll
Kryeministri Edi Rama
MILANO - Në një takim me emigrantët shqiptarë, kësaj here në Milano, kryeministri Edi Rama theksoi r&eu...
Politike
13 Prill 2025, 16:06
M.L
Edi Rama
ITALI- Kryeminstri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në Milano ka ironizuar Berishën d...
Politike
13 Prill 2025, 16:00
A.Ll
Kryeministri Edi Rama
MILANO - Në një takim të zhvilluar me komunitetin e emigrantëve shqiptarë në Itali, kryeministri Edi Ra...
Politike
13 Prill 2025, 15:57
N.F
Rama
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me emigrantët shqiptarë në Milano u shpreh se vota p&eum...
Politike
13 Prill 2025, 15:48
N.F
Rama
MILANO- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano ka shprehur rën...
Politike
13 Prill 2025, 15:41
N.F
Rama
MILANO- Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me emigrantët shqiptarë në Milano. Rama gjatë fjalë...
Politike
13 Prill 2025, 15:39
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet për fushatën elektorale me diasporën në Milano, Itali. Gjatë hyr...
Politike
13 Prill 2025, 15:37
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Lidhja demokratike e gruas së Shqipërisë, LDGSH në një reagim së fund...