Politike

Rama nis takimet me shqiptarët në Milano, kryeministrit i dhurojnë fanellën e Juventusit me numrin 5

Gjatë hyrjes së tij dhe pak para se ai të merrte fjalën, kryeministri mori si dhuratë një fanellë të skuadrës së Juventusit me numrin 5, që është dhe nurmi që ka Partia Socialiste në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit. 

13 Prill 2025, 15:39 Nga M.L
Rama nis takimet me shqiptarët në Milano, kryeministrit i
Foto ilustruese

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet për fushatën elektorale me diasporën në Milano, Itali. Gjatë hyrjes së tij dhe pak para se ai të merrte fjalën, kryeministri mori si dhuratë nga ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Alessio Tacchinardi, një fanellë të skuadrës së Juventusit me numrin 5, që është dhe numri që ka Partia Socialiste në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit. 

"Ta keni me fat", i tha futbollisti italian që ia dhuroi fanellën, ndërsa kryeministri e falenderoi dhe u nis për të mbajtur fjalën në podium. 

 

edi rama

Sondazh

Poll