Politike

"Të nisë transformimi i Republikës", Lapaj: Duam të ndërtojmë një popull të pasur, taksimin do ta marrim tek biznesi i madh

Ai u zotua se forca e tij politike do ta çojë buxhetin për arsimin në 7% të PBB-së, si një masë për të përmirësuar sistemin arsimor në vend.

13 Prill 2025, 13:46 Nga r.ll
"Të nisë transformimi i Republikës", Lapaj: Duam
adriatik lapaj ne korce

KORÇË- Drejtuesi i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Korçës. Gjatë fjalës së tij, Lapaj u shpreh se ka ardhur koha të nisë ajo që ai e quajti "transformimi i Republikës". 

Ai u zotua se forca e tij politike do ta çojë buxhetin për arsimin në 7% të PBB-së, si një masë për të përmirësuar sistemin arsimor në vend. Lapaj tha se do të bëhet gjithçka që populli të qëndrojë këtu dhe të fillojë të pasurohet. Sipas tij, ata që bëjnë dy ose 3 punë nuk do të taksohen. 

"Të nisë transformimi i Republikës. Kjo nuk është betejë për karrierë, ne nuk zgjodhëm të lëpihemi për të ecur përpara. Ne zgjodhëm të përballemi. Atdheu ka nevojë dhe duhet ta bëjmë Shqipërinë demokratike. Ne e çuam përpara votën e diasporës. Na duhet ligji për referendumet, që populli të thotë fjalën e fundit. Duhet të depolitizojmë administratën publike. Del njëri e thotë bufi e se çfarë lidhje ka me hallet e njerëzve, Zoti i faltë. Programi i këtyre është bufi, miu, macja, timoni, qukapiku, por nuk thonë asgjë për hallet e njerëzve. Ne do ta çojmë burxhetin për arsimin në 7 përqind të PPB-së. Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit. Do ketë after school. Populli duhet të qëndrojë këtu, ne duam të ndërtojmë një popull të pasur. Nuk do taksohet askush se bën 2-3 punë. Taksa do jetë fikse 10 përqind, që qytetarët mos detyrohen të mos deklarojnë pagën reale.", tha Lapaj. 

Më tej në fjalën e tij, kreu i "Shqipëria Bëhet" ka shpallur edhe propozime që synojnë ndryshime rrënjësore në sistemin ekonomik dhe politik të vendit. Lapaj tha se bizneset me xhiro deri në 200 milionë lekë nuk do të taksohen, ndërsa taksimi do të zhvendoset te biznesi i madh. Ai theksoi se do të shkojnë 500 milionë euro nga oligarkët drejt fermerëve dhe se është koha për të “çarë sistemin” politik. 

"Kush ka një biznes dhe ka xhiro deri 200 mln, nuk ka taksim. Ne taksimin do ta marrim tek biznesi i madh. Ne duam të krijojmë shtresën e mesme në Shqipëri. Ne do heqim taksidarët. Do formalizojmë bujqësinë, peshkimin, bletët dhe do japim subvencione. Do i heqim 500 milionë euro oligarkëve dhe do ua japim fermerëve. Është shumë e rëndësishme të çahet sistemi.  Është koha që të votoni ndryshimin.", tha ai. 

adriatik lapaj ne korce

Sondazh

Poll