Politike

“Pritshmëritë në këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme!" Çupi: Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ka alternativa dhe kandidatë

Ajo kritikoi pushtetin aktual, duke e akuzuar se ka rrënuar shtyllat kryesore të shtetit dhe punon vetëm për interesat e veta.

12 Prill 2025, 16:14 Nga M.B
“Pritshmëritë në këto zgjedhje janë të
Dhurata Çupi

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Tiranës, Dhurata Çupi, tha sot se ndryshimi në vend është një nevojë urgjente. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Çupi tha se theksoi pritshmëritë e larta që vijnë nga qytetarët në këtë proces zgjedhor. 

Ajo kritikoi pushtetin aktual, duke e akuzuar se ka rrënuar shtyllat kryesore të shtetit dhe punon vetëm për interesat e veta.Gjithashtu Çupi shprehu besimin se qytetarët tashmë kanë një alternativë të besueshme përpara.

“Pritshmëritë në këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe shpresë, për një qasje tjetër. Kemi të zhbëra disa hallka të shtetit, një pushtet ekzekutiv që punon vetëm për veten. Por sot ka frymë dhe entuziazëm te qytetarët, dhe unë besoj se kjo do të përkthehet në votë. Ka një alternativë dhe ka kandidatë për deputetë që janë figura të qëndrueshme dhe të papërlyera", tha Çupi.

dhurata cupi

Sondazh

Poll