Politike

"Na numërojnë njerëzit, por aty janë edhe 3 liderët e tyre!" Arrestimet nga SPAK/ Pjerin Ndreu: E dija që do kishim “dëshmorët” tanë

Ai theksoi se sot qytetarët e thjeshtë dhe zyrtarët e lartë paraqiten njësoj përpara drejtësisë.

12 Prill 2025, 15:58 Nga M.B

 

"Na numërojnë njerëzit, por aty janë edhe 3
Pjerin Ndreu

TIRANA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me veprimtarinë e SPAK dhe arrestimet e zyrtarëve. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu u shpreh se kjo është një shenjë pozitive e funksionimit të drejtësisë së re, edhe kur prek përfaqësues të Partisë Socialiste. Ai theksoi se sot qytetarët e thjeshtë dhe zyrtarët e lartë paraqiten njësoj përpara drejtësisë. 

Ndreu komentoi edhe kallëzimin penal të ngritur nga Partia Demokratike ndaj tij për ndërtimin e një trotuari në Shëngjin, duke e cilësuar çështjen të pajustifikuar. Ai shtoi se nuk kishte as dëm ekonomik dhe as shpërdorim në tenderin përkatës.

Pjesë nga fjala e tij:

Para se të krijohej SPAK, kam thënë se edhe ne do të kemi dëshmorët tanë. SPAK nuk mund të vepronte si në kohën e Saliut kur merrte prokurorët në telefon, sulmonte prokuroren në media. Ne sollëm ditën që qytetari i thjeshtë dhe zyrtari i lartë të shkojnë atje në mënyrë të barabartë. Ne na numërohen sa kanë shkuar atje, por tre liderë të Shqipërisë Madhështore janë aty. Duhet të gëzohemi që SPAK na ka ardh dhe na ka futur ujin edhe ne.

Ishte për një trotuar që i shërbente komunitetit. Kishte shumë të vrarë dhe të plagosur, njerëzit dhe rruga e Shëngjinit ishin në një njëjtin vend. Na u tha pse nuk keni marrë mendim nga ARRSH. Por ARRSH nuk e njeh trotuarin në kontratat e koncesionarit. Urbanistika e gjykoi se mund të merrej ose jo, por jo se ka dëm ekonomik apo shpërdorim në tenderin. Nuk kishte pasoja aty.

Nuk është detyra ime t’i them drejtorit të Urbanistikës, se nuk jam inxhinier. Nësoj si Altin Dumani që të firmosë një shkresë të financës. Megjithatë, u verifikuan gjërat, lamë kohën e nevojshme dhe është krejt normale që gjatë hetimit ai konkludon se pretendimi i ngritur nuk ekziston.

pjerin ndreu

Sondazh

Poll