Politike

Rama e kthen fushatën elektorale në koncert, Noizy nis e këndon këngën zyrtare të PS-së

Teksa mori fjalën para të pranishmëve, Rama duke komentuar performancat e qarqeve, theksoi se dhe ai kishte ardhur me këngëtar me vete.

12 Prill 2025, 13:57 Nga I.A
Rama e kthen fushatën elektorale në koncert, Noizy nis e këndon
Rama dhe Noizy

TIRANË- Fushata elektorale e Partisë Socialiste është kthyer në koncert. Teksa mori fjalën para të pranishmëve, Edi Rama duke komentuar performancat e qarqeve, theksoi se dhe ai kishte ardhur me këngëtar me vete.

Në këto momente, ftoi reperin Noizy në skenë dhe i dha mikrofonin që të këndonte. 

"Unë kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë këtu para jush dhe nga ky shesh të flasë ashtu siç ai ditë të flasë përmes fjalësh dhe tingujsh dhe e ftoj që të vijë këtu. Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re, duke qenë se Noizy është i joni, i imi dhe i juaji i thash hajde se unë do të ngelem vetëm me zërin tim dhe ja ku është këtu," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll