Politike

"Sot është dita të vendosim vulën për Shqipërinë evropiane"/ Peleshi: 12 vite më parë gjetëm një timonier, Edi Ramën! 7 mandate në Korçë për fitoren e PS

Gjatë fjalës së tij ai premtoi 7 mandate në Korçë për fitoren e PS-së.

12 Prill 2025, 14:00 Nga E. D
"Sot është dita të vendosim vulën për
Niko Peleshi

TIRANË- Drejtuesi politk i qarkut të Korçës, Niko Peleshi gjatë çeljes së fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit, ftoi nga zemra e Shqipërisë të gjithë shqiptarët pa dallim politk të votojnë për Shqipërinë evropiane. Gjatë fjalës së tij ai premtoi 7 mandate në Korçë për fitoren e PS-së.

"Në Shqipëri edhe dielli lind nga perëndimi. “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ktlithëm në 1990. 35 vite, ecëm u rrëzua, u ngritëm. Ne PS ndërtuam, disa të tjerë prishën. Pastaj ne gjetëm një timonier. 12 vjet më parë timonin e mori Edi Rama. Punuam në çdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë një fytyrë evropaine. Sot është dita të vendosim vulën për Shqipërinë evropiane," tha Peleshi. 

niko peleshi

Sondazh

Poll