Politike

"Synojmë rezultat historik 4-0"/ Kumbaro: I marrim të gjitha mandatet në Qarkun e Gjirokastrës

Kumbaro theksoi gjithashtu se do blindojnë tre mandate dhe do synojnë mandatin e katërt për një rezultat historik 4-0. Ndër të tjera ajo u shpreh se ne në qarkun e Gjirokastrës flasin me zemër, pasion dhe punë.

12 Prill 2025, 13:48 Nga E. D
"Synojmë rezultat historik 4-0"/ Kumbaro: I marrim të gjitha
Mirela Kumbaro

TIRANË- Drejtuesja politike e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, tha gjatë çeljes së fushatës së PS se Gjirokastra, e cila është kthyer në një qendër të rëndësishme të turizmit është shembulli më i mirë se çfarë mund të bëjë vizioni i kryeministri Rama dhe PS.

Kumbaro theksoi gjithashtu se do blindojnë tre mandate dhe do synojnë mandatin e katërt për një rezultat historik 4-0. Ndër të tjera ajo u shpreh se ne në qarkun e Gjirokastrës flasin me zemër, pasion dhe punë.

"Kemi punuar të gjithë për këtë ditë, kemi 12 vjet që punojmë. Ne në qarkun e Gjirokastrës flasim me zemër, pasion dhe punë. Gjirokastra është modeli më i artë se çfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizioni i kryeministrit Edi Rama, çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët kur i jep pikën e floririt, ta kthejnë në një mal, siç është Gjirokastra. Pasaportë ndërkombëtare. Do blindojmë 3 mandate dhe do synojmë mandatin e katërt për një rezultat historik 4-0", tha Kumbaro.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll