Nxjerrja e Alvin Berishës nga kampi në Siri/ Flet i ati i 11-vjeçarit: Shteti shqiptar nuk u interesua fare, falë Zotit isha
Tiranë- Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës, i cili pak muaj më parë u nxorr nga Kampi Al-Hol në Siri ka folur së fundmi ka deklaruar së fundmi se se shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar djalin e tij. Ai ka theksuar në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv se shteti shqiptar nuk është interesuar për këtë çështje.
“Shëndeti i Alvinit është shumë i mirë. Tani e ka marrë veten. Unë kam qenë 8 herë brenda 5 viteve në Siri. Nuk është e vërtetë ajo që thonë. Shteti shqiptar nuk ka çuar asnjë letër. Nuk është interesuar fare. Unë kam kontakte me të gjithë ata të kampit. Askush nuk ka shkuar për ata fëmijë. Kthimi i Alvinit është bërë një bashkim kryqi i kuq italian dhe gjysmë hëna e kuq. Falë zotit unë jam në Itali dhe ata kanë bashkëpunuar me ata që kam dhënë unë. Shkuam në shtator. Ishte e pamundur sepse duhej një autoritet shqiptar që ta merrja Alvinin dhe unë u ktheva. I kërkova përsëri shtetit italian dhe u shpëtua Alvini. Falë Zotit qëllova në Itali. Unë kam çdo ditë kontakte me kampin Al Hol dhe ata thonë se shteti nuk ka bërë asnjë letër. Unë jam interesuar dhe i njoh shumë mirë ata dy fëmjët Dumani. Ata janë atje. Unë edhe sot kam folur me presidentin e kryqit të kuq ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë letër për 25 fëmijët shqiptarë që ndodhen atje” u shpreh ai.
Ai tregoi më tej se në Siri ka të tjerë fëmijë shqiptarë që ndodhen tek çadra 27 dhe se shteti shqiptar duhet të përpiqet që fëmijët t’i kthejë në atdhe.
“Çadra 27 është çadra ku janë vendosur fëmijët shqiptarë. Me një letër të shtetit shqiptar ata janë të gatshëm për t’i dhënë fëmijët. Për Alvinin u bënë më shumë se një person për të ardhur”, tha Afrim Berisha.
Historia e Alvin Berishës
Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti. Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u dorëzuan. Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atiti dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Djegia e fabrikës së kryebashkiakut të Kavajës, Berisha: Është e treta herë, skemë për të fituar paratë nga dëmshpë
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dyshime mbi djegien e fabrikës së Gjergj Kralit në Kvaajë, babait të kryebashkiakut të këtij qyteti. Në një...
Hetimet për tërmetin, ndërtuesit arratisen, lënë banorët pa shtëpi (VD)
TIRANË- Pas tërmetit të 26 nëntorit, një bllok banimi në liqenin e thatë është i braktisur. Bashkia Tiranë ka vendosur shiritin, duke e shpallur të pabanue...
Prostestat e ‘91/ Drejtori i ISP-së, Krasniqi: Nisën si sot, me pakte dhe dakortësi e më pas rrëzuan sistemin
TIRANË– Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi ka kujtuar nisjen e protestave të 16 janarit 29 vite më parë. Në një status në rrjetet ...
Digjet biznesi i babait të kryebashkiakut të Kavajës, fabrika e Gjergj Kralit merr flakë (VD)
KAVAJË– Fabrika e dyshekëve, që rezulton të jetë në pronësi të babit të kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Kralit,, gjegji ka marrë flaëk. Dosja.al mëson se...
Vdiq në burgun e Londrës/ Motra e Liridon Saliukës: S’është vetëvrasje, i bënin presion në qeli
TIRANË- Motra e Liridon Saliaukës, shqiptarit të burgosur që u gjet i vdekur më datë 10 janar në qeli, kërkon drejtësi. Në një lidhje live në emisionin “Sh...
E thotë studimi : Flokët e thinjura, shenja që mund të vuani nga semundjet e zemrës
TIRANË- Në një studim të bërë me 545 të rritur, atyre ju është bërë tomografia dhe angiografia, për të detektuar se a kanë ndonjë sëmundje që lidhet me zem...
Denoncimet ndaj Dollapajt, Komisioneri kritikon hetimin “e mangët” të KPK, Prokurori: Jam i hapur
TIRANË– Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kritikoi hetimin pasuror në shkallën e parë të vetingut për anëtarin e KLP-së, Arben Dollapaj si të papë...
“I vrasin sapo të dalin”, Artan Hoxha tregon si po zbrazen burgjet: Në qeli janë vetëm ta që kanë frikë, s’kanë ku
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shpehur se po lirohen personazhë të fuqishëm të krimit nga burgu dhe këto lëvizje, sipas gazetarit nuk arrihen të koncep...