11 Prill 2025, 20:30
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën sot në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Në nisje të fjalimit, Berisha përshëndeti qytetarët, kandidatët dhe drejtuesin e fushatës, Chris LaCivita.
Kryedemokrati u shpreh se kjo ishte një nga netët më me emocione për të. Ai tha se sonte është natë e vështirë për kryeministrin Edi Rama, pasi sonte nis beteja e tyre drejt fitores. Berisha shtoi më tej se sot mblidhen me një vështrim të ri për Shqipërinë. Ai tha se Shqipëria do të nxirret nga "kthetrat e këtij regjimi" dhe do t'i rikthehet të rinjve të saj.
"Të dashur demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare, qytetare dhe qytetarë të Tiranës, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju burrave dhe grave fisnikë, njerëz të mrekullueshëm që e keni bërë sot këtë shesh më të bukurin e Shqipërisë, më të bukurin në Europë. Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kandidatëve të Aleancës së Shqipërisë Madhështore, të rinjtë, të reja, burra dhe gra, krenaria jonë, krenari për kombin. Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta zotit Chris LaCivita, kryetari i Komitetit të Partisë Republikane, bashkëarkitektit të rikthimit më të madh, më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump.
Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur ju shoh ju, njerëz të lirë, burra dhe gra fisnikë, që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores sonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj. Është Shqipëria e dashurisë tuaj për të. E dashurisë për familjen. E atdhetarisë tuaj. E idealeve të lirisë. Miq, imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin. E shumë e presin. Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën.
Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri. Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste.
Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë. Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare. Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur. Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju. Ja ku jemi sot, të bashkuar si asnjëherë. Ja ku jemi sot, të ngritur si Feniksi nga hiri në zenit për të shkuar drejt fitores. Miqtë e mi, ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë. Me një betim solemn para saj për ta nxjerrë ata nga kthetrat e këtij regjimi. Për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, djemve dhe vajzave, ëndrrave më të bukura.", tha Berisha.
edi rama sali berisha
Politike
11 Prill 2025, 20:21
r.ll
chris lacivita
TIRANË- Chris LaCivita është ngjitur në podium dhe ka mbajtur fjalën e tij në hapjen zyrtare të fush...
Politike
11 Prill 2025, 19:59
r.ll
pamje nga sheshi nene tereza
TIRANË- Koalicioni "PD-ASHM" ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do t&eu...
Politike
11 Prill 2025, 19:55
A.Ll
Edi Rama ne takimin me grate socialiste
TIRANË - Kryeministri Rama në takimin me gratë socialise tha se me anëtarësimin në BE...
Politike
11 Prill 2025, 19:48
A.Ll
Kryeministri Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama çeli fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore t...
Politike
11 Prill 2025, 19:35
r.ll
arben ahmetaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj për sekuestrimi...
Politike
11 Prill 2025, 19:33
M.B
Edi Rama
TIRANA- Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”. Kryemin...
Politike
11 Prill 2025, 19:21
r.ll
pamje nga sheshi nene tereza
TIRANË- Sot koalicioni "PD-ASHM" hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare t&eum...
Politike
11 Prill 2025, 19:17
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se ideja e mbylljes së Tik Tok në Shqipëri u mbështet 100% nga gratë dhe vajza...
Politike
11 Prill 2025, 19:20
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030&rdqu...
Politike
11 Prill 2025, 19:10
A.Ll
Kryeministri Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit t&...