Politike

"Erdhi “Sherifi”, erdhi “Latifi”! Magjia do i ndodh së prapthi!" Rama ironizon opozitën: Flasin për Presidentin e SHBA sikur e kanë komshi

Ai tha gjithashtu se opozitarët kanë  paguar një këshilltar që e quajnë magjistari dhe, sipas tij, trullosin kë të mundin.

11 Prill 2025, 19:20 Nga M.B
"Erdhi “Sherifi”, erdhi “Latifi”! Magjia do i ndodh
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, ku ka vijuar ironitë ndaj opozitës. Rama tha se opozitarët flasin për Presidentin e SHBA sikur e kanë komshi. Ai tha gjithashtu se opozitarët kanë  paguar një këshilltar që e quajnë magjistari dhe, sipas tij, trullosin kë të mundin.

"E keni dëgjuar bufin kur flet. Më thonë që i fiket llampa çdo ditë. Kishte thënë që taksat i vjedhin qytetarët. Natyrisht është llampa që i fiket. Keni dëgjuar se nuk është prioritet hyrja në BE, prioritet është Shqipëria Madhështore. Po kur thonë do e shkrijmë SPAK? Po kur flasin për presidentin amerikan sikur e kanë komshi për salcë kosi.

Kanë paguar me puplat e kokës dhe trupit të bufit edhe një këshilltar që e quajnë magjistari dhe trullosin kë të mundin. Erdhi sherifi, erdhi Latifi. Bufi e di më mirë se unë, se të gjithë, që vetëm një magji e shpëton nga disfata. Në 11 maji do e këtë më të madhen që nga 97. Magjia do i ndodh së prapthi", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll