Politike

"Me pasaportën e BE-së, mund të shkosh në Amsterdam sikur të shkosh në Shkodër"/ Rama: Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa sa Shqipëria

Kryeministri Edi Rama, në një fjalim gjatë Samitit të Grave dhe Vajzave, theksoi fuqishëm rëndësinë që ka pasaporta europiane për qytetarët shqiptarë, duke e lidhur atë me integrimin real të vendit në familjen e Bashkimit Europian

11 Prill 2025, 19:55 Nga A.Ll
"Me pasaportën e BE-së, mund të shkosh në Amsterdam
Edi Rama ne takimin me grate socialiste

TIRANË - Kryeministri Rama në takimin me gratë socialise tha se me anëtarësimin në BE, shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë dhe punojnë në çdo vend të unionit, pa kufizime, duke përfituar të njëjtat të drejta dhe sigurime si çdo qytetar tjetër europian.

“Me pasaportën e BE-së, mund të shkosh në Amsterdam sikur të shkosh në Shkodër, në Lisbonë, Kopenhagen apo ku të duash.”

Ai theksoi gjithashtu se janë nisur negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë, duke shtuar se me integrimin europian këto përfitime do të zgjaten në çdo vend të BE-së.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte për studentët shqiptarë, të cilët – sipas Ramës – nuk do të konsiderohen më si “të huaj” në universitetet e BE-së. Ai shtoi se shqiptarët do të mund të konkurrojnë për pozicione në Parlamentin dhe Komisionin Europian.

“Shqipëria në Europë është amanet i vjetër i shqiptarëve. Me pasaportën europiane, ne jo vetëm lëvizim lirshëm, por kontribuojmë drejtpërdrejt në vendimmarrjen europiane.”

Në fund të fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj drejt reformave:

“Dorëzuam shpatën e drejtësisë te drejtësia. Me hyrjen në BE, do të marrim më tepër grante dhe fonde zhvillimi.”

Përmbledhje e mesazhit kryesor të Ramës:

Pasaporta europiane = lëvizje dhe punësim i lirë në BE
Njohja e pensioneve për emigrantët shqiptarë
Studentët shqiptarë, nuk do jenë “të huaj” në universitetet europiane
Mundësi për karrierë në institucionet e BE-së
Shqipëria në BE, si objektiv historik i shqiptarëve

edi rama grate socialiste pasapora e be

Sondazh

Poll