Politike

"Ina Majko nga Delvina bën historinë"/ Edi Rama flet për kandidaten e parë rome për deputete

Kryeministri shpalos me krenari përfshirjen e komunitetit rom në listat e PS-së – Programi për barazi sociale, bursa për nxënës dhe libra falas në fokusin e fushatës

11 Prill 2025, 19:01 Nga A.Ll

"Ina Majko nga Delvina bën historinë"/ Edi Rama flet

TIRANË -  Kryeministri Edi Rama ka shpallur publikisht kandidimin e Ina Majkos, përfaqësueses së komunitetit rom, si kandidatja e parë rome për deputete në historinë e Republikës së Shqipërisë. Në një deklaratë të mbajtur gjatë një aktiviteti të fushatës, Rama e cilësoi këtë moment si një “hap madhor drejt përfaqësimit real dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve”.

“Jam shumë krenar që Partia Socialiste ka kandidaten e parë rome për deputete, Ina Majko nga Delvina. Ky është një akt që tregon angazhimin tonë të palëkundur për përfshirje dhe barazi në të gjitha nivelet e përfaqësimit politik,” – tha Rama.

Rama foli gjithashtu për reformat që, sipas tij, kanë përmirësuar ndjeshëm jetën sociale dhe ekonomike, duke theksuar se 63% të punësuarve të rinj janë gra, shifër që vjen si rezultat i politikave të punësimit të ndërmarra nga qeveria, 28% e përfituesve të programeve të start-upeve janë gra dhe vajza, një tjetër tregues i mbështetjes ndaj barazisë gjinore dhe 80 milion euro të investuara në tekstet shkollore falas për nxënësit në sistemin parauniversitar.

“Janë disa vite tashmë që ne ofrojmë libra falas për të gjithë nxënësit, por shumëkush e ka harruar se kjo nuk ka qenë gjithmonë e tillë. Është një politikë që e lehtëson jashtëzakonisht familjen shqiptare,” – u shpreh Rama.

Një tjetër pikë që zuri vend të veçantë në fjalimin e tij ishte dhënia e bursave për nxënësit që vijnë nga komunitetet rome dhe egjiptiane, një iniciativë që, sipas Ramës, synon të zhbëjë pabarazitë historike dhe t’u ofrojë të rinjve mundësi të barabarta për arsimim dhe zhvillim personal.

kryeministri edi rama takimi me grate romet

Sondazh

Poll