Aktualitet

Maskat futen me forcë brenda banesës në Librazhd/ Dhunojnë dhe i presin flokët gruas shtatzënë, Jetmira Gega: Njëri kishte pistoletë

Dy persona të maskuar kanë dhunuar Jetmira Gegën dhe dy fëmijët e saj në banesën e tyre në fshatin Marinaj të Librazhdit. Dy autorët u futën për të grabitur banesën. Ata i kanë prerë edhe flokët zonjës së shtëpisë, Jetmira Gegës e cila është shtatzënë. Kjo e fundit ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Featured image of article: Maskat futen me forcë brenda banesës në Librazhd/ Dhunojnë dhe i presin flokët gruas shtatzënë, Jetmira Gega: Njëri kishte pistoletë Foto ilustruese
Përditësuar:

Librazhd-Në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë në banesën e Jetmira Gegës në fshatin Marinaj të Librazhdit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët hynë në banesë për të grabitur dhe dhunuan gruan shtatzënë, Jetmira Gegën dhe dy fëmijët e saj.

Mësohet se autorët i kanë prerë flokët gruas dhe e kanë rrahur atë. Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Librazhdit, ku po merr ndihmë mjekësore. Bashkëshorti i saj nuk ndodhej në banesë në momentin ku ndodhi ngjarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë e dhunura Jetmira Gega ka treguar se njëri prej autorëve kishte pistoletë. “Ishin dy burra të gjatë, njëri prej tyre kishte edhe pistoletë. Isha me fëmijët në banesë.”, është shprehur ajo. Nuk dihen shumë detaje për këtë ngjarje. Policia po punon për  zbardhjen e plotë të saj. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

J.V/Dosja.al

  • 14:10

    Flet vjehrri i gruas së dhunuar në Librazhd: Autorët kishin xhupa të zinj dhe doreza, ja për kë dyshoj

    Vjehrri, Ferit Gega

    Ferit Gega, kryefamijari i familjes që u grabit dhe u dhunua mbrëmjen e djeshmë në Librazhd, ka dhënë më shumë detaje nga ngjarja. Gazetarja e “FaxNews”, Ediola Terziu raportoi se Jetmira Gega, shtatzënë, është dhunuar nga persona të maskuar dhe i janë prerë flokët.

    Ajo ka arritur të sigurojë edhe intervistë me kryefamiljarin, i cili tregoi se nuses i ka rënë të fikët gjatë ngjarjes. Ai u shpreh se vetë nuk ishte i pranishëm kur kanë hyrë maskat sepse ka qenë duke blerë ilaçe për mbesën e sëmurë.

    “E pyeta, më shtynë te lavatriçja tha. Më bie të fikët. I jepet mundësia të shkojë tek byrazeri, pasi i ra të fikët, pas çerek ore, për t’i njoftuar. Dy persona ka parë zonja këtu brenda, sa kanë qenë nuk e di. Mund të kenë qenë 2-3-4 nuk e di. Ajo dy ka parë këtu. Ishin me maskë, me xhupa të zinj dhe me doreza”, rrëfeu ai.

    Ferit Gega tregoi edhe dyshimet e tija për autorët e ngjarjes. “Pse të akuzoj tjetrin kot. Dyshoj, ideja ime, mund të ketë shumë gjasa, mbase gabohem, për një nga Polisi. I kam pas dhënë një mushkë me lek, iku, ma ktheu, e mori prapë, ma ktheu prapë. Ja pata dhënë 850 mijë, më dha 800. Për çfarë arsyeje, nuk e kuptoj dot? Mbase gabofsha unë, s’jamë i sigurt se nuk kam parë gjë. Jam në hall timin, shptëinë time, nuk di t’i bie njeriu në qafë. Bëj 63 vjeç në mars, por nuk mbaj mend një gjë të tillë”, deklaroi Ferit Gega.

    Po ashtu, për “FaxNews” foli edhe Fadil Gega, i cili është i vetmi që i erdhi në ndihmë familjes në momentet e para. Sipas tij, ngjarja ishte planifikuar mirë. “Ishin përgatitur mirë ër këtë punë, nuk mund të bvij te shtëpia jote pa ditur se ka një vend ku të ngjitem. Ky është akt i porositur. Pse t’i presin flokët? Një njeri kur ngarkohet me mision, kërkon edhe një shenjë që e kanë kryer veprimin për ta vërtetuar. Flokët i kanë marrë. Dyshojmë se është një ngjarje e porositur”, u shpreh Fadil Gega.Ndërsa kryeplaku i fshatit, Kujtim Kujtija tha për “FaxNews” se ka njoftuar menjëherë policinë, pasi ka marrë sinjalizime për ngjarjen.

    “Mbrëmë kam marrë një telefonatë nga një bashkëfshatar që më tha se në familjen e vëllait të tij janë futur 2 persona me maskë. Pasi është dhunuar, ajoka kaluar gjendje të fikti. Kam njoftuar policinë, policia erdhi dhe vajtëm bëmë verifikimet. Policia duke parë edhe gjendjen e traumatizuar të nuses, e ka transportuar në spital. Është ngjarje e rëndë për fshatin tonë. E vetmja që ka qenë në shtëpi ka qenë nusja bashkë me dy fëmijët e saj. Ajo është shtatzënë. I shoqi i zonjës ka qenë në vetëshërbim sepse punon roje. Vjehrri ka ikur pasdite për të marrë ilaçe sepse ka patur vajzën të sëmurë. Vjehrra dhe kunati kanë ikur në një ditëlindje në fshat. Nusja ka qenë e vetme”, tregoi kryeplaku. Sakaq, një prej komshinjve u shpreh se tani ata tani nuk kanë siguri në fshat. “Unë nuk di të kenë konflikt, ne kemi shkuar me njëri-tjetrin. Jemi rritur këtu, jemi komshinj. Më erdhi keq me thënë të drejtën. Unë them që duhet të ketë më shumë kontrlle, edhe për mjetet që kanë ikur. Mund të vijnë tek unë ose tek tjetri. Armë e gjëra nuk kemi. Kjo nuk është siguri”, deklaroi ai.

  • 9:27

    Flet gruaja shtatzënë që u dhunua në Librazhd: Ishin dy persona, njëri prej tyre kishte pistoletë

    Foto ilustruese

    Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit. Jetmira Gega, gruaja shtatzënë e cila u dhunua në banesën e saj është shprehur se njëri prej autorëve kishte pistoletë.

    “Ishin dy burra të gjatë, njëri prej tyre kishte edhe pistoletë. Isha me fëmijët në banesë.”, është shprehur ajo.

Shto Koment