Sport

Ceferin: “Të gjithë të kënaqur me formatin e ri të Kupave, Superliga nuk ekziston”

"Superliga nuk ekziston. Fjala e fundit për Superligën është thënë shumë kohë më parë"

11 Prill 2025, 12:30 Nga DOSJA

Ceferin: “Të gjithë të kënaqur me formatin e ri

SLLOVENI - "Të gjithë, përveç kritikëve të zakonshëm, janë shumë të kënaqur me Chamjpions League e re. E kemi bërë më interesante.

Dita e fundit e fazës së parë ishte elektrizuese me çdo gol që ndryshonte gjithçka. Jo vetëm Champions League, por edhe Europa League dhe Conference League janë fantastike me grupin e vetëm".

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin foli kështu për Sky Sport në para ndeshjen ndërmjet Celjes dhe Fiorentinës. "Këtu ka një festë të madhe për këtë ndeshje. 25% e qytetarëve të Celjes janë sonte në stadium. Shpresoj që të kenë një shans edhe pse Fiorentina është shumë e fortë," shtoi ai.

I pyetur nëse kjo formulë do t'i jepte fund Superligës, ai u përgjigj: "Superliga nuk ekziston. Fjala e fundit për Superligën është thënë shumë kohë më parë".

Më pas, ai shtoi për Rocco Commisso, presidenti i Fiorentinës: "Ai është një tifoz i madh futbolli. Ndonjëherë e shoh aq nervoz në tribunë sa kam frikë për shëndetin e tij. E takova në dy finalet e luajtura nga Fiorentina.

Ata mund të shkojnë përsëri deri në fund nëse mundin Celjen, të shohim nëse mund të ngrenë Kupën. Ata janë një ekip shumë i mirë dhe mendoj se kanë një shans". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll