Sport

Ronald Koeman për Champions League: “Barça nuk është favorit i vetëm”. Ja kush luan në të njëjtin nivel…

Trajneri holandez Koeman, dikur i Barcelonës, foli për Ligën e Kampionëve dhe skuadrat e favorizuara për të fituar turneun.

11 Prill 2025, 12:00 Nga DOSJA

Ronald Koeman për Champions League: “Barça nuk është

HOLANDE - Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, dikur i Barcelonës, foli për Ligën e Kampionëve dhe skuadrat favorite për të fituar turneun në klubin e golfit Sant Esteve Sesrovires, duke filluar me fitoren e Blaugranëve ndaj Borussias.

“Barcelona nuk është favorit i madh për Champions League, ka edhe skuadra të tjera që luajnë në të njëjtin nivel: PSG dhe Arsenali për shembull, të cilët i pashë në të njëjtin nivel dhe me mundësinë për të fituar Champions League. Barcelona është po në atë nivel ”

BORUSSIA - “Unë nuk mendoj se Dortmundi është një gjigant evropian për momentin, ata janë të tetët në Bundesligë dhe kanë krijuar rreth pesë raste. Ne nuk duhet të nxitojmë. Është si Holanda, ku pas Euros dukej sikur po luanim futboll të tmerrshëm dhe nuk ishim të mirë për asgjë. Tani, pas ndeshjes së madhe me Spanjën, duket se duhet të fitojmë Kupën e Botës. Dhe nuk është as njëra as tjetra."

BARCELONA - “Flick po e udhëheq ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë e shoh Barçën në një dritë shumë pozitive, kështu që ne mund të kemi mundësinë për të fituar gjëra të rëndësishme. Trajneri është inteligjent, i menaxhon mirë lojtarët dhe shihet se ka një atmosferë të shkëlqyer. Është koha për të përfituar nga mundësitë që ka ekipi për të fituar tituj të rëndësishëm”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll