Sport

Tragjedi në Peru: Përplasje fatale me portierin, humb jetën futbollisti 21-vjeçar...

Helar Gonzales Altamirano vdiq nga një këputje e arteries kraniale për shkak të një përplasjeje gjatë lojës. Ky është raporti përfundimtar mjekësor

11 Prill 2025, 10:00 Nga DOSJA

Tragjedi në Peru: Përplasje fatale me portierin, humb jetën

PERU - Një lajm i tmerrshëm nga Peruja: Helar Gonzales Altamirano, një futbollist 21-vjeçar i Real Titan NC, vdiq dy ditë pasi u shtrua në spital në Moyobamba.

Kjo pas një përplasjeje të dhunshme me portierin e Defensor Nueva Cajamarca gjatë një ndeshjeje në Kupën e Perusë, kampionati i kategorisë së katërt të futbollit të vendit të Amerikës së Jugut.

Ndeshja në fjalë u luajt më 6 prill: në gjysmën e pjesës së dytë, sulmuesi u nis në kërkim të një topi të gjatë, por u rrëzua nga portieri kundërshtar, i cili doli me një kapje të lartë, duke dërguar në fluturim jo vetëm Altamiranon, por edhe mbrojtësin e fundit të ekipit të tij.

Pas përplasjes, Altamirano ka mbetur i palëvizshëm dhe shokët e skuadrës kanë kërkuar menjëherë ndërhyrjen e personelit mjekësor, të cilët kanë tentuar më kot të shpëtojnë lojtarin, madje edhe në spital.

Helar Gonzales Altamirano vdiq nga një këputje e arteries kraniale për shkak të një përplasjeje gjatë lojës. Ky është raporti përfundimtar i mjekëve: “U prehsh në paqe, miku im”, shkroi Real Titan NC në një shënim ngushëllimi.

"Ne do t'ju kujtojmë për dashurinë tuaj për futbollin dhe familjen tuaj. Ju na lini me dhimbje të madhe, shumë forcë për familjen në këtë moment të vështirë, nuk jeni vetëm, familja Titan është me ju dhe familja e futbollit është me ju. Lamtumirë përgjithmonë Helar Gonzales Altamirano."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll