Sport

Van Dijk mbetet te Liverpool, holandezi i refuzon ofertat: rinovim dy-vjeçar në detaje...

Sipas informacioneve të raportuara nga Sky Sports DE, në fakt, Virgil van Dijk do të rinovojë kontratën me Liverpoolin

11 Prill 2025, 08:30 Nga DOSJA

Van Dijk mbetet te Liverpool, holandezi i refuzon ofertat: rinovim

ANGLI - "Ka progres, po. Këto janë diskutime të brendshme, unë e dua klubin, e dua Liverpoolin, i dua tifozët".

Me këto deklarata, Virgil van Dijk, mbrojtësi dhe kapiteni i Liverpool-it, kishte dërguar tashmë një sinjal të fortë sigurie për tifozët ‘Reds’ dhe për të gjithë ambientin e klubit anglez për të ardhmen e tij.

Kjo pavarësisht thashethemeve të shumta që kanë rrjedhur për mundësinë e largimit për t'u transferuar diku tjetër, duke qenë se kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Në vend të kësaj, orët e fundit kanë ardhur një lajm shumë i rëndësishëm. Sipas informacioneve të raportuara nga Sky Sports DE, në fakt, Virgil van Dijk do të rinovojë kontratën me Liverpoolin.

Mbrojtësi holandez i klasit botëror, në moshën 33-vjeçare, ka vendosur të qëndrojë në Anfield, pavarësisht se ka marrë oferta të shumta nga klube të tjera. Ai i refuzoi të gjitha dhe tani është duke finalizuar detajet përfundimtare me klubin anglez për të nënshkruar më pas rinovimin.

Plani është që Van Dijk të nënshkruajë një marrëveshje të re dyvjeçare, e cila do ta lidhë atë me Liverpool deri në vitin 2027, siç parashikohet edhe nga The Athletic.

Prandaj, kapiteni dhe legjenda e klubit nuk po e braktis anijen dhe do të qëndrojë nën drejtimin e Arne Slot. Ndërkohë, të gjithë presin me padurim fundin e sezonit për të zbuluar nëse, siç pritej, Reds do ta ngrenë në qiell trofeun e Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll