Sport

FIFA publikon dokumentat e përjashtimit të Leon nga Kupa e Botës për Klube 2025…

Pasi meksikanët apeluan në CAS, FIFA publikoi një raport prej 55 faqesh që përshkruan arsyet e përjashtimit.

11 Prill 2025, 11:30 Nga DOSJA

FIFA publikon dokumentat e përjashtimit të Leon nga Kupa e Botës

ZVICER - FIFA nuk tërhiqet: Club Leon nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025  për shkelje të rregullave të shumëpronësisë. Kampionët e Ligës së Kampionëve të CONCAF 2023 ndajnë pronësinë me Pachuca, skuadrën tjetër meksikane që do të marrë pjesë në turneun e kësaj vere në Shtetet e Bashkuara. 

Pas skualifikimit, Leoni bëri të dëgjohet zëri i tij, duke e cilësuar të padrejtë përjashtimin. “Një zgjedhje politike, ne do të luftojmë deri në vdekje për të marrë atë që kemi arritur në fushë”, deklaroi presidenti i meksikanëve, Jesus Martinez Murguia.

Leon njoftoi më pas për apelimin në CAS, e cila do të vendosë për këtë çështje në javën që fillon nga 5 maji. Ndërkohë, megjithatë, FIFA nuk ka qëndruar duarkryq, duke publikuar më 9 prill një dokument 55 faqesh, ku shpjegon konkretisht pse masa e marrë ndaj meksikanëve është e saktë. 

"Nyja" e rregullores, dokumenti kyç

Leoni pretendon të drejtën e pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube, pasi kualifikimi i tyre ka ndodhur përpara se të hartoheshin rregullat e kompeticionit, të cilat, siç u përmend, ndalojnë pjesëmarrjen e dy skuadrave me të njëjtën pronësi.

Megjithatë, FIFA pretendon se më 6 shkurt të gjitha skuadrat pjesëmarrëse nënshkruan një formular pjesëmarrjeje në të cilën ata "pranuan dhe ratifikuan se FIFA ka fuqinë ekskluzive për të nxjerrë rregullore të reja, për t'i publikuar ato, për t'i ndryshuar ose rishikuar ato". Një dokument që do të shkatërronte linjën kryesore të mbrojtjes së Leon: mosretroaktivitetin e rregulloreve. 

Jo besim si për Ciy dhe Girona

Martinez Murguia, gjatë një interviste në të cilën shpjegoi arsyet e Leon, kishte deklaruar se ai ishte përpjekur të "bënte si Girona dhe City", skuadra me të njëjtën pronësi që krijuan një besim për të luajtur në Champions League në të njëjtin sezon: "E bëmë gjithashtu, duke garantuar pavarësinë absolute ekonomike dhe sportive të klubeve, por FIFA nuk e pranoi".

Dokumenti i publikuar nga FIFA tregon se kjo zgjidhje konsiderohej "një strukturë ligjore e paqartë për të anashkaluar rregullat" dhe se vinte në pah një "mungesë të mirëbesimit".

Pse shitja e klubit nuk do ta zgjidhte problemin

Në këtë pikë, as shitja e klubit nuk mund ta zgjidhte problemin, pasi kërkesat duhet të plotësohen në momentin e nënshkrimit të konfirmimit të pjesëmarrjes. Shitja në këtë pikë, thekson FIFA, "do të konfirmonte shumëpronësinë, pasi do të ishte një operacion special për të përmbushur kriteret e nevojshme për të marrë pjesë në turne". 

Fjalë për CAS-in

Kështu që Leon nuk ka zgjidhje tjetër veçse të presë për të parë se si do të vendosë CAS për rastin. Vendimi i gjykatës sportive do të jetë i formës së prerë dhe do të marrë parasysh si apelin e meksikanëve, ashtu edhe shpjegimet e dhëna nga FIFA. Fjala e fundit për çështjen Leon do të duhet të presë të paktën deri më 5 maj: në atë moment do të mund të kuptohet edhe kush, në rast se përjashtimi konfirmohet, do të zërë vendin e tyre

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll