Sport

Legjenda Cantona shpërthen kundër drejtuesit Ratcliffe: “Ai po e shkatërron Manchester United, pa respekt për askënd"

“Tani, nëse do të isha tifoz dhe do të më duhej të zgjidhja një klub, nuk mendoj se do të zgjidhja Unitedin”, ka thënë Cantona, për habinë e të pranishmëve.

11 Prill 2025, 08:00 Nga DOSJA

Legjenda Cantona shpërthen kundër drejtuesit Ratcliffe: “Ai po e

ANGLI - Legjenda e “Djajve të Kuq”, Eric Cantona së fundmi, u bë aksioner në klubin e pavarur të FC Manchester United. Me rastin e mbërritjes së tij në klubin e vogël, ish-sulmuesi 58-vjeçar goditi aksionerin e shumicës së Manchester United, Sir Jim Ratcliffe.

“Unë e mbështes Unitedin sepse e dua vërtet Unitedin, por tani, nëse do të isha tifoz dhe do të më duhej të zgjidhja një klub, nuk mendoj se do të zgjidhja Unitedin”, tha Cantona, për habinë e të gjithëve.

Në Angli, të gjithë e dinë mirë dashurinë që lidh francezin me ish-skuadrën e tij, të demonstruar disa herë nga lojtari në fushë.

"Për mua është shumë e rëndësishme t'i respektosh këta njerëz, pasi respekton trajnerin dhe shokët e skuadrës. Mendoj se që kur Ratcliffe ka ardhur, është krejt e kundërta, dhe se ky ekip drejtues po përpiqet të shkatërrojë gjithçka, pa respekt për askënd.

Madje duan të ndryshojnë stadiumin. Shpirti i ekipit dhe klubit nuk është te lojtarët. Të gjithë njerëzit përreth janë si një familje e madhe. Nuk mendoj kështu”, ka përfunduar ai, duke shprehur mospajtimin e fortë ndaj drejtimit të ri të ish-klubit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll