Sport

Trajneri i ri i Romës, Ranieri: "Jemi shumë pranë zgjedhjes"

Fjalët e Claudio Ranierit në një intervistë për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe derbin ndaj Lazios

10 Prill 2025, 09:30 Nga DOSJA

Trajneri i ri i Romës, Ranieri: "Jemi shumë pranë

ITALI - Një fundjavë shumë e rëndësishme po afron në luftën e Romës për Europën sezonin e ardhshëm. Në fakt, të dielën në mbrëmje, verdhekuqtë do të përballen me  Lazion e Marco Baronit.

Fundjavën e kaluar, djemtë e Claudio Ranierit barazuan 1-1 në Olimpico kundër Juventusit të Tudorit falë një goli të Shomurodov në fillimin e pjesës së dytë.

Zona e Champions League është aktualisht 4 pikë larg me verdhekuqtë në vendin e shtatë me 53 pikë dhe Bologna në vendin e katërt me 57 pikë.

Në një intervistë për Il Messaggero, e cila do të publikohet, më 10 prill, Claudio Ranieri ka folur për derbin dhe mbi të gjitha për zgjedhjen e trajnerit të ri.

Fjalët e Ranierit…

Lidhur me trajnerin e ri të Romës, Claudio Ranieri e bëri të qartë se verdhekuqtë janë shumë pranë zgjedhjes: “Jemi shumë pranë të bëjmë një zgjedhje”.

Trajneri veteran u ndal edhe në derbin kundër Lazios të planifikuar për të dielën e ardhshme: "Jam i kënaqur që kam fituar disa derbi, por ky është ujë nën urë. Ashtu si ndeshja kundër Juventusit. Mendja ime tani është te derbi. Duhet të bëjmë mirë, t'u japim kënaqësi tifozëve tanë dhe të luftojmë."

Kalendari i Romës…

Në shtatë ditët e fundit të kampionatit, Roma do të përballet me 5 ndeshje të mëdha. Të dielën e ardhshme verdhekuqtë do të duhet të përballen me Lazion e Baronit. Pas derbit, djemtë e Ranierit do të luajnë kundër Veronës në Olimpico.

Para ndeshjes së fundit të kampionatit, e cila do të jetë në fundjavën e 25 majit kundër Torinos, Roma do të luajë kundër Interit, Fiorentinës, Atalantës dhe Milanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll