Sport

Maignan kthehet në Udine pas episodit racist. Tifozët e presin me banderola fyese…

Në janar 2024, ndeshja u pezullua për shkak të komenteve raciste të drejtuara ndaj portierit të AC Milan. Curva Nord u mbyll

10 Prill 2025, 08:30 Nga DOSJA

Maignan kthehet në Udine pas episodit racist. Tifozët e presin me

ITALI - Një banderolë fyese kundër portierit të AC Milan, Mike Maignan u vendos dje pranë stadiumit Bluenergy nga tifozët e Udineses, dy ditë para ndeshjes së ligës kundër kuqezinjve. Në banderole shkruhet "Maignan uomo di merda"; e cila më vonë u hoq.

Arsyeja duhet gjetur në ndeshjen e vitit të kaluar, të fituar 3-2 nga kuqezinjtë në minutat e fundit në Friuli.

Gjatë ndeshjes në janar të vitit të kaluar, një grup i vogël tifozësh që qëndronin pas portierit francez, kishin bërë komente raciste ndaj tij; tifozët e tjerë të pranishëm nuk e kishin vënë re se çfarë po ndodhte. Ultras Friuli e akuzojnë Maignan se e ka quajtur të gjithë Curva Nord si raciste.

Për atë episod, falë analizës së tërthortë të kamerave të sigurisë së stadiumit, u mundësua që oficerët e policisë së komisariatit të kryeqytetit friulian, pak orë pas ngjarjes, të gjurmonin autorët e ofendimeve të rënda raciste: katër persona, tre burra dhe një grua, të moshës 32 deri në 45 vjeç, të cilët janë dënuar nga pesë vjet.

Përpos kësaj, sistemi i drejtësisë sportive e kishte dënuar Udinesen të luante dy ndeshjeve në shtëpi pa tifozë pikërisht në Curva Nord.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll