Sport

VIDEO/ Barça fitore me ‘poker’ golash për një biletë në gjysmëfinalet e Champions, fiton bindshëm edhe PSG ndaj Aston Villës...

Barcelona-Dortmund 4-0: Raphinha, dopiedë e Lewës dhe Yamal; PSG - Aston Villa 3-1: Doue, Kavaratskhelia dhe Mendes shënojnë për parizienët, Rogers hap ndeshjen

9 Prill 2025, 23:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Barça fitore me ‘poker’ golash për një

SPANJE - Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, Barcelona mposhti 4-0 Borussia Dortmundin dhe tani thuajse e ka siguruar vendin e saj në gjysmëfinale përpara ndeshjes së kthimit në Signal Iduna Park.

Në stadiumin olimpik në Montjuïc, Blaugrana ushtroi presion, dominoi dhe fitoi ndeshjen. Raphinha (25') e zhbllokoi ndeshjen me një goditje nga afër, më pas Guirassy humbi golin e barazimit.

Ndërsa në pjesën e dytë njerëzit e Flick u çmendën dhe e shtynë ndeshjen në shtrat falë një dopiede nga Lewandowski (48' dhe 66') dhe një goli të Yamal (77') në kundërsulm. Pas këtij rezultati të thellë ndeshja e kthimit në Dortmund kthehet në një formalitet.

Në Parc des Princes, skuadra e Luis Enriques bën detyrën përballë Aston Villës. Parizienët fituan me shifrat 3-1, duke siguruar një rezultat premtues për ndeshjen e kthimit pas një jave.

Skuadra e Unai Emery kaloi e para në epërsi me anë të Rogers (35’), por pas katër minuta goli i anësorit anglez sfumohet. Doue (39’) vendos barazpeshë, ndërkohë që Kvara (49’) dhe Mendes në kohën shtesë (90’+2), fiksojnë fitoren 3-1 për PSG-në. Luis Enrique tani e ka një këmbë në gjysmëfinale.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll