Sport

Flick i kënaqur, por dhe i kujdesshëm: "Kur luajmë kështu, shënojmë shumë gola"

“Jam i lumtur që i kam këta lojtarë. Ata stërviten mirë, luajnë mirë dhe janë profesionistë”, përfundoi Flick.

10 Prill 2025, 00:38 Nga DOSJA
Flick i kënaqur, por dhe i kujdesshëm: "Kur luajmë

SPANJE - Pas ‘pokerit’ të shënuar kundër Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Hans-Dieter Flick është i kënaqur dhe i lumtur.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne luajtëm ashtu siç dimë të bëjmë”, shpjegoi trajneri i Barcelonës. “Kur luajmë kështu, shënojmë shumë gola”.

"A ëndërrojmë shumë? Jo, ka ende ndeshjen e kthimit për të luajtur në Dortmund dhe ne i mbajmë këmbët në tokë, - shtoi ai. - Ne duhet të vazhdojmë të luajmë kështu".

“Jam i lumtur që i kam këta lojtarë. Ata stërviten mirë, luajnë mirë dhe janë profesionistë”, përfundoi ai. "Kjo është arsyeja pse ne kemi arritur deri këtu." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll