Sport

Luis Enrique: "Më pëlqen se si arrijmë t'i kapërcejmë problemet"

“Drejtësia u vendos në pjesën e dytë. Ne meritonim të fitonim”

10 Prill 2025, 00:24 Nga DOSJA
Luis Enrique: "Më pëlqen se si arrijmë t'i

FRANCE - Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli pas fitores 3-1 ndaj Aston Villas, u shpreh: "Jam krenar për të gjithë, veçanërisht më pëlqeu aftësia e këtij ekipi për të kapërcyer problemet.

Pësuam një gol nga një kundërsulm i mrekullueshëm, por vazhduam të provonim. Më pas drejtësia u vendos në pjesën e dytë. Ne meritonim të fitonim dhe gjithashtu të përmbyllnim rezultatin duke shënuar në minutën e fundit".

Trajneri spanjol Luis Enrique ka arritur në 100 ndeshje në pankinën pariziane me 71 fitore, 18 barazime dhe 11 humbje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll