Sport

FSHF/ Fundi i Superiores, të gjitha ndeshjet do të luhen në të njejtin orar…

Për shkak të garës së fortë për mbijetesë, por dhe luftës për “Final Four” midis Partizanit dhe Elbasanit, është vendosur që 3 javët e. fundit të kampionatit të luhen një ditë dhe në të njejtin orar

9 Prill 2025, 18:00 Nga DOSJA

FSHF/ Fundi i Superiores, të gjitha ndeshjet do të luhen në

TIRANE - Komisioni i Garave në Federatën Shqiptare të futbollit, ka përcaktuar kalendarin për tre javët e fundit të kampionatit të rregullt të Abissnet Superiores. Është vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njejtin orar.

Gara më e fortë është për mbijetesën, aty ku luftojnë pesë ekipe, të cilët gjithashtu do të përballen me njëra-tjetrën. E fortë është lufta edhe për vendin e katërt, ku diferenca mes Partizanit dhe Elbasanit të vendit të pestë është vetëm 1 pikë.

Java e 34-t është programuar të shtunën, më 12 prill, në orën 15:30. Ndeshjet e javës së 35-të do të luhen po të shtunën, më 19 Prill, në orën 15:30. Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet të dielën, më 27 prill, në orën 15:30.

Ja dhe kalendari:

Java 34, më 12.04.2025, ora 15:30

Vllaznia - Dinamo City

Teuta - Laçi

Skënderbeu - Tirana

Partizani - Egnatia

AF Elbasani - Bylis

Java 35, më 19.04.2025, ora 15:30

Bylis - Partizani

Egnatia - Skënderbeu

Tirana - Teuta

Laçi - Dinamo City

AF Elbasani - Vllaznia

Java 36, më 27.04.2025, ora 15:30

Vllaznia - Laçi

Dinamo City - Tirana

Teuta - Egnatia

Skënderbeu - Bylis

Partizani - AF Elbasani

FSHF/ Fundi i Superiores, të gjitha ndeshjet do të luhen në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll