Sport

Replika në distancë… Matiç shpërthen ndaj Onanës: “Një nga portierët më të këqinj të Man.United të kohëve moderne”

Lyon dhe Manchester United përballen nesër në Europa League dhe ndeshja tashmë po nxehet

9 Prill 2025, 17:28 Nga DOSJA

Replika në distancë… Matiç shpërthen ndaj

FRANCE - Nemanja Matic u shpreh këtë të mërkurë se Andre Onana është "një nga portierët më të këqinj në historinë moderne të Manchester United".

Kështu është shprehur mesfushori serb i Lionit, i cili ka luajtur për “Djajtë e Kuq” në periudhën 2017-2022, teksa ka folur për sfidën e nesërme kundër Man.United, ndeshjen e parë çerekfinale të Evropa League.

“Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi më të mirë se ata”, kishte thënë më herët Onana. Me sa duket Matiçit nuk i pëlqeu ajo që dëgjoi. "Duhet të kesh ‘peshë’ për të thënë diçka të tillë.

Onana? Unë i respektoj të gjithë, por në dritën e kësaj, duhet të jap një përgjigje. Kur je një nga portierët më të këqinj në historinë e Manchester United, duhet të jesh i kujdesshëm me atë që thua", tha Matic, 36 vjeç.

“Nëse David de Gea, Peter Schmeichel, apo Van der Sar do ta thoshin këtë, do të më duhej ta vija në dyshim, por nga statistikisht, ai është je një nga portierët më të këqinj të Manchester United në historinë moderne, prandaj duhet ta mendosh përpara se ta thuash. Por do ta shohim”, përfundoi ai.

Ndërkohë, portieri kamerunas reagoi në rrjetet sociale ndaj deklaratave të Matic: "Nuk do të mos respektoja kurrë një klub tjetër. E dimë që nesër do të kemi një lojë të vështirë, kundër një kundërshtari të fortë.

Jemi të fokusuar në përgatitjen e një paraqitjeje që do t'i bëjë krenarë tifozët tanë. Të paktën unë ngrita trofe në klubin më të madh në botë. Disa nuk mund të thonë të njëjtën gjë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll