Sport

Ish-futbollisti shitës në një dyqan sportiv, imazhi i tij bëhet viral: “Kaos nga gazetarët”

Ish-qendërmbrojtësi, Jérémy Mathieu, tashmë është punonjës i Intersport dhe shet artikuj futbolli. Lajmi u bë viral dhe gazetarët vendas 'pushtuan' vendin me blice dhe kërkesa për intervista

9 Prill 2025, 16:46 Nga DOSJA
Ish-futbollisti shitës në një dyqan sportiv, imazhi i tij

FRANCE - A ju kujtohet lajmi që raportoi për jetën e re të Jérémy Mathieu, në këtë rast si punonjës i një dyqani mallrash sportive në Cabriès, Marseille?

Epo... informacioni - të paktën i çuditshëm dhe që mund ta kujtoni këtu - përfundoi virale, deri në atë pikë sa dyqani i shumëkombëshe Intersport u pushtua ditët e fundit nga dhjetëra gazetarë dhe u morën masa nga përgjegjësit, të cilët do t'i ndalonin punonjësit e tyre të jepnin çdo lloj informacioni për ish-lojtarin e Sportingut.

Megjithatë, ishte një që në mënyrë anonime foli për “kaosin” e përjetuar, e gjitha në një deklaratë të shkurtër për gazetën franceze “Le Parisien”.

“Ka pasur shumë kërkesa për intervista që nga publikimi i fotos dhe gazetarët kanë bërë një kaos të vërtetë me kamerat e tyre këtë fundjavë”, tha burimi, para se të përfundonte:

“Ka pasur eksese që nuk duam t’i shohim më. Në fakt, menaxheri dëshiron që të kthehet qetësia dhe nuk do që asnjëri prej nesh të flasë për këtë çështje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll