Politike

Zgjedhorja, Bylykbashi: Fitoi opozita, tashmë reforma po bëhet jashtë Kuvendit, e jo brenda siç thoshte Rama

16 Janar 2020, 20:35 Nga DOSJA
Zgjedhorja, Bylykbashi: Fitoi opozita, tashmë reforma po bëhet

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, që është dhe i mandatuari i opozitës të negociojë me maxhorancën për Reformën Zgjedhore, ka treguar sërish skepticizëm për një marrëveshje me Edi Ramën. I ftuar sot në emisionin “Real Story”, Bylykbashi u shpreh se dokumenti i nënshkruar mes palëve nuk është marrëveshje, por një dokument për rregullat e betejës së ardhshme.

Më tej sipas Bylykbashit, tryeza për Reformën Zgjedhore ishte fitore e opozitës, pasi Rama kishte deklaruar se Reforma do bëhej në Kuvend, por tani gjithçka do vendoset nga Këshilli Politik, jashtë Kuvendit.

Kjo që ka ndodhur këto ditë, jo ai dokument kompromisi, duhet zhveshur nga deputetët plus paqe, dakordësi, etj. Ai përcakton rregullat me të cilat ne do përballemi, pa kompromis për Reformën Zgjedhore. Është detyrim që Shqipëria ka karshi OSBE. Ajo që ne na duhet është një dy muajsh shumë intensiv për të bërë një Reformë Zgjedhore, ku të mos ketë shit-blerje votash, cenim të votave. Reforma Zgjedhore është kushti.

Ky dokument ka përcaktuar vetëm rregullat me të cilat ne do të përballemi për Reformën Zgjedhore. Ramës i mungon qartazi vullneti ose e ka atë negativ. U mbajt për moment të fundit vendimi për pjesëmarrjen në Tryezën Zgjedhore për shkak të vonesave nga pala tjetër pasi kishte tentativa vonese nga pala tjetër. Këshilli Politik ka shumë vlerë, kjo është më e rëndësishmja. Dokumenti ka bërë që palët të angazhohen, jashtë parlamentit, dhe mos bëhet Reforma Zgjedhore siç i do qejfi. Ajo s’mund të bëhet në Parlament, do të bëhet jashtë saj dhe me ekspertë jashtë parlamentit. Rama flet shumë i bindur se Reforma do bëhet në Kuvend dhe ja ku jemi sot”, u shpreh ish-deputeti i PD.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konsensusi i paleve per zgjedhoren oerd bylykbashi reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore konsensusi i paleve per zgjedhoren oerd bylykbashi reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll