Politike

Zbulohet vendimi i Këshillit Politik, caktohen ekspertët e jashtëm për Reformën Zgjedhore

16 Janar 2020, 18:33 Nga DOSJA
Zbulohet vendimi i Këshillit Politik, caktohen ekspertët e

TIRANË- Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendimin e parë për përcaktimin e ekspertëve të jashtëm.

Këshilli ka vendosur që të caktojë gjashtë ekspertë ligjorë për reformën zgjedhore, dy do të jenë nga opozita e bashkuar, dy nga komisioni, praktikisht një nga shumica dhe një nga opozita në parlament dhe dy të tjerë që do të jenë të jashtëm nga OSBE-ja.

Sipas burimeve nga mbledhja mësohet se opozita jashtë parlamentit nuk ka vendosur ende emrat, por këtë gjë e ka bërë Komisioni i Reformës Zgjedhore pasi ka zgjedhur Ilir Rusmajlin dhe Viktor Gumin si ekspert të tyre.

Këshilli Politik që do jetë përgjegjës për krijimin e draftit konsesual të Reformës Zgjedhore. Sot pasdite Këshilli ka patur mbledhjen e parë, ku diskutimet kanë qenë të pakta, pasi është bërë vetëm konsituimi i anëtarëve tij, ndërsa në mbledhjet e tjera do të diskutohet për hapat që do të ndiqen dhe përgatitjen e draftit për Reformën Zgjedhore.

 (A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir rusmaili konsensusi i paleve per zgjedhoren reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore viktor gumi ilir rusmaili konsensusi i paleve per zgjedhoren reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore viktor gumi

Sondazh

Poll