Sport

Arteta: "Mbrëmje e pabesueshme. Jemi vetëm në gjysmë të rrugës, do të shkojmë në Madrid për të fituar"

“Ne nuk kemi shënuar gol nga një goditje dënimi që nga viti 2021 me Odegaard dhe Rice nuk kishte shënuar kurrë ashtu”

9 Prill 2025, 09:00 Nga DOSJA

Arteta: "Mbrëmje e pabesueshme. Jemi vetëm në gjysmë

ANGLi - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli për Sky Sport për fitoren 3-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të champions League: "Një nga netët më të mira të karrierës sime. Ne kurrë nuk kemi bërë atë hap shtesë në këtë kompeticion, sonte ishte e pabesueshme."

Çfarë ndodhi me Rajs?

"Ky është futbolli. Ne nuk kemi shënuar gol nga një goditje dënimi që nga viti 2021 me Odegaard dhe Rice nuk kishte shënuar kurrë ashtu, sot luajtëm në një nivel të jashtëzakonshëm dhe kjo është arsyeja pse e fituam ndeshjen."

Si e trajtoni tani rikthimin në Bernabeu?

"Jemi në gjysmë të rrugës, ka ende një ndeshje tjetër dhe duhet të përgatitemi për të në të njëjtën mënyrë. Do të shkojmë atje për ta fituar, duke e ditur se ata janë shumë të fortë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll