Sport

Sherr i paparë, shkaktar Memphis Depay, Federata Braziliane ndalon "Jogo boniton"

Federata braziliane e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se stili i veçantë i futbollit dhe “mashtrimet” përbëjnë shkelje dhe tashmë janë të ndaluara.

8 Prill 2025, 18:13 Nga DOSJA
Sherr i paparë, shkaktar Memphis Depay, Federata Braziliane ndalon

BRAZIL - Pas një veprimi të holandezit të Corinthians, Memphis Depay, Federata Braziliane e Futbollit vendosi t'i japë fund të famshmit "Jogo bonito", një vendim që nuk nderon në asnjë mënyrë historinë e futbollit të Brazilit.

Pak para se të përfundonin 90 minutat e ndeshjes së dytë të kampionatit të Sao Paulos mes Corinthians dhe Palmeiras, me rezultatin e barabartë 0-0 dhe me Corinthians që mbante në duar kualifikimin pas 1-0 të ndeshjes së parë, sulmuesi holandez vendosi të përdorë një veprim teknik, për të fituar kohën e mbetur.

Depay kishte oreks për “marifete” dhe zgjodhi të shkelte topin me të dyja këmbët, në një lëvizje, e cila i zemëroi mysafirët. Menjëherë dy mbrojtës të Palmeiras vrapuan për ta shtyrë drejt flamurit për t'i vjedhur topin dhe aty filloi kaosi. Lojtarët e Palmeiras u përplasën me lojtarët e Corinthians, që po nxehesh

in në vendngjarje.
Shikoni videon më poshtë:

 

Kur situata u qetësua, arbitri përjashtoi nga një lojtar nga secila skuadër, pa ndryshuar asgjë në ndeshjen, e cila përfundoi pa gola dhe me Corinthians që fitoi titullin e parë Paulista pas gjashtë vitesh.

Futbolli brazilian - "Jogo bonito"

Brazili është një vend që jeton dhe merr frymë nga futbolli, është një vend që e themeloi futbollin si art dhe mënyrë jetese. Çdo brazilian ëndërron të luajë futboll dhe ajo që e karakterizon çdo futbollist brazilian është “Jogo bonito”.

"Jogo bonito" (lojë e bukur) është një term që përdoret për të përshkruar stilin e veçantë të lojës së futbollit, i cili ndërthur teknikën, imagjinatën dhe estetikën e lojës, duke ofruar një spektakël të lartë.

Termi u bë i njohur në mbarë botën përmes Brazilit dhe lidhet drejtpërdrejt me sukseset e kombëtares braziliane në garat ndërkombëtare, veçanërisht në Kupën e Botës.

Termi "Jogo bonito" iu atribuua për herë të parë kombëtares braziliane kur fitoi Kupën e Botës 1970 në Meksikë. Atë vit, “Seleção” magjike, nën drejtimin e trajnerit Mario Zagallo, shfaqi një stil futbolli krejtësisht të ndryshëm dhe të paprecedentë.

"Shpikësit" e këtij stili unik ishin legjendarët Pele, Gerson, Carlos Alberto dhe Tostao. Shpejtësia e tyre, lëvizjet teknike, bashkëpunimi dhe pasimet e sakta i bënë përshtypje botës dhe shërbyen si shembull se çfarë mund të jetë futbolli kur luhet me imagjinatë dhe gëzim.

“Jogo Bonito” është më shumë se një stil loje. Është një filozofi që e njeh futbollin si një formë arti, duke u ofruar tifozëve momente të pashoqe magjie që vetëm futbolli mund t'i ofrojë.

Çfarë vendosi Federata braziliane?

Në përgjigje të veprimit të Depay, Federata Braziliane e Futbollit mori një vendim të pakuptueshëm. Brazili e bëri të qartë në një njoftim zyrtar se veprime të tilla nuk lejohen më. Në fakt, arbitri mund të ndëshkojë me karton të verdhë këdo që guxon të bëjë diçka, si p.sh. uljen në top.

Pas njoftimit të federatës, Depay deklaroi: "Unë shkova në Brazil për të përjetuar “Jogo Bonito” nga dora e parë. Por tani federata ka njoftuar se asnjë lojtar nuk mund të qëndrojë mbi top...

Ata vendosën këtë sepse unë isha duke e balancuar topin. E bëra për disa sekonda. Futbolli brazilian është në rritje... dhe meriton ekspozimin global! Por nuk duhet të vendosë kaq shumë pasioni mbi futbollin e këtij vendi të bukur. Le të fokusohet te rregullat që mund ta përmirësojnë sportin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll