Sport

Duka: “Fantastike, fitorja ndaj Kroacisë, vajzat kuqezi vazhdojnë të rriten!”

Shqipëria triumfoi me përmbysje 2-1 në “Sport Centre Rudes”, në sfidën e vlefshme për grupin B4 të UEFA Nations League.

8 Prill 2025, 21:56 Nga DOSJA

Duka: “Fantastike, fitorja ndaj Kroacisë, vajzat kuqezi

KROACI - Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë të dytë radhazi Kroacinë, këtë herë në transfertë.

Shqipëria triumfoi me përmbysje 2-1 në “Sport Centre Rudes”, në sfidën e vlefshme për grupin B4 të UEFA Nations League.

Ky është një tjetër sukses historik për Kombëtaren shqiptare të vajzave, që me këtë fitore renditet në vendin e tretë në Grupin B4 të UEFA Nations League, me 6 pikë. Dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në këtë grup do të jenë ndaj Ukrainës në transfertë dhe ndaj Çekisë në shtëpi.

Për këtë sukses ka reaguar edhe presidenti i FSHF-s Armand Duka: “Dy fitore fantastike në pak ditë, urime vajzave të Kombëtares dhe stafit kuqezi. Ta nisësh me gol të pësuar dhe të reagosh, është një shenjë rritjeje dhe pjekurie dhe vajzat tona e treguan edhe në ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë me fitoren 2-1 që arritën. Gëzohem shumë për këto dy fitore, që do u shërbejnë vajzave tona si motivim për të ardhmen. Le të besojmë, të përpiqemi të marrim sa më shumë rezultate të tjera pozitive dhe të shohim sa më shumë vajza që duan t'i bashkohen sportit të bukur të futbollit!”

Duka: “Fantastike, fitorja ndaj Kroacisë, vajzat kuqezi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll