Sport

Panik në Portugali, digjet hoteli i Cristiano Ronaldos

Marka e hoteleve Pestana CR7, që janë nën pronësinë e yllit portugez, ka gjashtë lokacione duke përfshirë Funchal, Lisbonë, Madrid, Paris, Mançester dhe Marrakech.

8 Prill 2025, 22:48 Nga DOSJA
Panik në Portugali, digjet hoteli i Cristiano Ronaldos

PORTUGALI - Hoteli “Pestana CR7”, i cili është në pronësi të një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldos, ka marrë flakë, gjë e cila shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Zjarri përfshiu një pjesë të hotelit, por punonjësit u evakuuan në kohë, gjë që parandaloi viktima njerëzore. Flakët u vunë shpejt nën kontroll, por pjesë të hotelit pësuan dëme të mëdha për shkak të përhapjes së tyre.

Marka e hoteleve Pestana CR7, që janë nën pronësinë e yllit portugez, ka gjashtë lokacione duke përfshirë Funchal, Lisbonë, Madrid, Paris, Mançester dhe Marrakech.

Vetë Ronaldo aktualisht është futbollist i Al Nassr-it saudit, ku këtë sezon ka shënuar 30 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat, gjithashtu ka dhuruar edhek katër asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll