Sport

VIDEO / Fratezi fundos Bayernin dhe bën Interin të ëndërrojë! Arsenali shkatërron Realin në Londër...

Arsenali ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales duke mposhtur Real Madridin me shifrat 3-0.

8 Prill 2025, 23:06 Nga DOSJA
VIDEO / Fratezi fundos Bayernin dhe bën Interin të

GJERMANI - Inter mundi Bayern Munich 2-1 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një avantazh të çmuar përpara ndeshjes së kthimit, të planifikuar për 16 prill në San Siro. 

Zikaltrit vuajtën për një kohë të gjatë nga intensiteti i bavarezëve, të cilët goditën edhe shtyllën me Kane, por në minutën e 38-të e thyen ngërçin në fund të një lëvizjeje perfekte me një gjuajtje të shkëlqyer me këmbën e djathtë të Lautaros, në një asistim të Thuram me thembër. 

Në pjesën e dytë, ata u tërhoqën në gjysmën e tyre dhe u kapën në minutën e 85-të nga një goditje e Thomas Müller , por 3 minuta më vonë Frattesi  riktheu epërsinë. Inzaghi dhe djemt e tij tani mund të ëndërrojë vërtet kalimin më tej. 

Gjithashtu dhe Arsenali ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 3-0. Me dy gola të mrekullueshëm nga goditjet e lira nga Rice dhe një tjetër nga Merino, dhe vazhdimësia në Champions League është e komplikuar. Bardhezinjtë i kanë dhënë shumë opsione Arsenalit për të vënë në dukje armën e tyre më të fuqishme dhe ish-lojtari i West Ham e ka përfituar nga kjo me dy faulle si në një videolojë 

Përballja e kthimit do të zhvillohet në “Bernabeu” ku madrilenët pritet të japin gjithçka. Ajo do të jetë javën e ardhshme në Bernabéu .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll