Sport

Jeta e re e Boateng: "Dua të jem agjent, do të vendos emrin dhe imazhin tim"

Në moshën 38-vjeçare, Kevin-Prince Boateng fillon jetën e tij të dytë në botën e futbollit

8 Prill 2025, 17:07 Nga DOSJA

GJERMANI - Jeta e Kevin-Prince Boateng do të vazhdojë në botën e futbollit, edhe nëse është larg fushës. Ish-mesfushori sulmues, të cilin e pamë në Itali me fanelat e Sassuolos, Fiorentinës, Monzës dhe mbi të gjitha Milanit, u tërhoq pas eksperiencës së fundit në Hertha Berlin.

Në moshën 38-vjeçare, ai ka filluar aventurën e tij të re si agjent, pasi themeloi agjencinë Rookie & Champ verën e kaluar. Në një intervistë të publikuar në kanalin "TrasnferRoom " në YouTube , Boateng foli për këtë jetë të re dhe çfarë do të thotë të jesh agjent për të.

Jeta e re e Boateng: "Dua të jem agjent, do të vendos emrin dhe

Boateng: "Dua t'i çoj talentet e Berlinit në klubet më të mëdha të futbollit"

Në këtë intervistë, Boateng foli për arsyet e lindjes së agjencisë së tij: "Qëllimi i Rookie & Champ është të çoj talentet e Berlinit në klubet më të mëdha të futbollit. Ne fokusohemi te cilësia. Ajo që kam thënë gjithmonë është, se nëse hyj në botën e agjentëve, dua ta ndihmoj këtë agjenci me emrin tim, me imazhin tim.

Dua ta bëj në një mënyrë të caktuar. Do të kujdesemi për të ushqyerit, stërvitjet shtesë, stërvitjet taktike, stërvitjet mendore. Ata do të marrin gjithçka brenda një jave. Ne kemi investuar shumë kohë dhe para për t'i përgatitur këta lojtarë në moshën 18-vjeçare.

Prandaj, vizioni i agjencisë së tij është shumë i qartë: "Edhe kur klubet janë në kërkim të lojtarëve, unë u them atyre, se nëse marrin një lojtar fillestar dhe kampion në moshën 18-vjeçare, ai është gati për çdo gjë. Ai është gati të ekzekutojë një penallti para 50.000 njerëzve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll