Aktualitet

Dhunuan një 41-vjeçar në Yzberisht dhe i morën makinën, arrestohen dy vëllezër në Tiranë

Ngjarja është regjistruar në një garazh në Yzberisht. Pas dhunimit të 41-vjeçari, dy vëllezërit kanë marrë mjetin e tij dhe janë larguar.

8 Prill 2025, 12:46 Nga N.F
Dhunuan një 41-vjeçar në Yzberisht dhe i morën
Arrestimi

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Të arrestuarit bëhet me dije se janë vëllezër dhe u prangosën pasi dje kanë dhunuar një 41-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar në një garazh në Yzberisht. Pas dhunimit të 41-vjeçari, dy vëllezërit kanë marrë mjetin e tij dhe janë larguar. Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.  

Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

dhune vjedhje arrestohen 2 vellezer ne tirane

Sondazh

Poll