Aktualitet

"Ishte drogaxhi dhe gënjeshtar", Dumani: Me Henrik Hoxhajn u njoha te ditëlindja e Festim Qolit! Ngjarjet që organizoja nuk ia tregoja, sepse fliste me të tjerët

Ai shtoi se në ditëlindjen e Qolit kanë konsumuar bashkë lëndë narkotike kokainë.

8 Prill 2025, 12:32 Nga N.F

 

"Ishte drogaxhi dhe gënjeshtar", Dumani: Me Henrik Hoxhajn u
Nuredin Dumani

 

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme po vijon me dëshmitë e tij për disa nga ngjarjet kriminale më të bujshme në vend. Avokati Gentian Rumano e ka pyetur në lidhje me njohjen e tij me Henrik Hoxhën. Sipas Dumanit këtë të fundit e ka njohur në fund të 2019-ës, në festën e ditëlindjes së Festim Qolit.

Më tej Dumani theksoi se Henrik Hoxhaj ishte drogaxhi dhe gënjeshtar. Ai shtoi se në ditëlindjen e Qolit kanë konsumuar bashkë lëndë narkotike kokainë. Sipas Dumanit ai nuk i tregonte shumicën e organizimeve që bënte sepse Hoxhaj ishte i paqëndrueshëm dhe fliste me të tjerët.

“Me Henrik Hoxhajn jam njohur në dhjetor 2019. Jemi takuar fizikisht në 30 dhjetor 2019. Atë ditë ka qenë ditëlindja e Festim Qolit, e festonim çdo vit me daulle. Hera e parë qe shkoja te ditëlindja e Festim Qolit, erdhën diku te 50 veta.

Shumë prej njerëzve aty unë i njihja. Më prezantoi Festimi me Henrikun brenda në lokal. E kam parë një herë tek në makinë Henrik Hoxhajn, përpara se të njiheshim, kur Festimi ishte në kërkim për një vrasje. Për ngjarjet që jam përfshirë i kam treguar Henrikut, ashtu siç me ka treguar edhe ai mua. I kam treguar për vrasjen e Fatmira Dedës, nuk më kujtohen të tjerat.

Gjatë kohës që flisja me Henrikun, nuk kishim kohë me fol për muhabete të vjetra sepse ishim të ngarkuar në atë moment. Bashkë me ne ishte dhe Festim Qoli te shtëpia ime. Pastaj në një drekë pas disa kohësh ishim unë, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase në Peqin.

Henrik Hoxhaj ishte drogaxhi, gënjeshtar. Unë dhe Henrik Hoxhaj kemi konsumuar bashkë lëndë narkotike kokainë në ditëlindjen e Festimit. Për ngjarjet që kam organizuar në shumicën e rasteve nuk i tregoja Herikut, sepse nuk ishte i qëndrueshëm, fliste me të tjerët. Me Eljo Bitrin jam njohur në 2013-2014, e ka takuar Henriku dy herë. Një herë kemi qenë të shtepia ime kemi pirë kafe, ndërsa herën tjetër te vrasja e Dorjan Shkozës," tha ai.

nuredin dumani henrik hoxha

Sondazh

Poll